Zgjedhjet vendore PS mbledh kryesinë nesër Asambleja
TIRANE- Partia Socialiste mblodhi sot paradite kryesinë e partisë për të diskutuar mbi kriteret të cilët duhet të plotësojnë kandidatët socialistë që do konkurojnë në garën elektorale të 8 majit për kryetar komune, bashkie dhe anëtarë të këshillave vendore.
Mbledhja e zhvilluar në selinë rozë nisi në 09.00 të paradites së sotme dhe zgjati gati dy orë.
Informohet se pjesë e diskutimeve në kryesi ishin gjithashtu dhe kushtet që PS kërkon si garanci për një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.
Socialistët kërkojnë certifikiminin e listave zgjedhore dhe nga opozita, garanci ligjore, të besueshme dhe të zbatueshme për kartat e identitetit dhe garancinë e institucionit që menaxhon, administron rezultatin e zgjedhjeve. Socialistët kërkojnë riformatimin e KQZ, në një KQZ apolitike dhe nën mbikqyrjen e presidentit të Republikës.
Për tu zyrtarizuar këto propozime do të paraqiten në Asamblenë e PS-së e cila do të mblidhet nesër paradite në orën 11:00.
Plot 56 subjekte elektorale janë regjistruar tashmë zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, mes tyre dhe partitë kryesore PS, PD, LSI.
(s.g/BalkanWeb)