E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, mësim në të ftohtë. Shkolla pa xhama e ngrohje

  Ulja e temperaturave, mungesa e ngrohjes, lagështira dhe mungesa e xhamave nëpër dritare në shkollën “Naim Frashëri” ka vështirësuar së tepërmi procesin mësimor në këtë institucion arsimor. Funksionimi i kaldajës në këtë shkollë është i pamundur për shkak të një defekti që prej tre vjetësh. Edhe pse drejtori ka bërë kërkesa dhe lutje të vazhdueshme, qendra ekonomike pranë bashkisë së qytetit nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Si të mos majftonte mungesa e ngrohjes kati i parë i kësaj shkolle të rikonstruktuar vitet e fundit përmbytet sa herë që bie shi. Problemi i ngrohjes është shqetësues edhe në shkollën mesme pedagogjike dhe 9- vjecare “Cajupi” e “Koto Hoxhi”.

Ismail Xhaferri                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›