E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, probleme me qarkullimin në vend

Uljet e temperaturave dhe rreshjet e dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme në shumë zona malore dhe kodrinore të vendit në qarkullimin e automjeteve ,në furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm. Probleme ka patur në qarkullimin e automjeteve në aksin.Bulqize-Tirane . Bulqize-Peshkopi. Kukes-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukes-Qaf-Mali-Fusharres, Bajram Curri-Qaf-Mali, Krume-Bajram-Curri. Pogradec- Korcë.Ndërsa të bllokuara tërësisht janë komunat e thella të kuksit Zapodi,Shishtaveci, Kalisi, Malzi,Arrëni ,Çaji, Luseni, Tej Drine, Gabrrici, Tersheni, Malqeni, Nimçe dhe Breki.

Ndërsa në rrethin e Hasit jane te bllokuar fshatrat Muje, Kishaj, Zqeq, Golaj, Gjinaj, Helshan. Në Tropojë jane bllokuar komunat Lekbibaj dhe Margegaj. Këto zona të thella vuajnë prej ditësh edhe mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave si pasojë e erërave të forta. Gjithashtu ngirja e tubacioneve përcjellëse të ujit ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm.

Rreshjet në qarkun e korcës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Qafe Plloce dhe Qafe Thane si dhe ne Gryken e Dragostunjes.Edhe në qarku e Gjirokastrës ,ka patur vështirësi në qarkullim në zonat rurale ku tarshësia e dëborës varion nga 5 deri në 25 centimetra.Akset kryesore nacionale Kakavije - Tepelenë.Përmet - Leskovik. Gjirokastër- Ballsh dhe Gjirokastër -Sarandë janë të kalueshme nga automjetet. Edhe ne qafën e Muzinës ku tarshësia e dëbores ka aritur 8 centimetra lëvizja kryehet me zinxhirë.Si rezultat i reshjeve te dëbores jane krijuar vështiresi në qarkullim në komunën e Zagories , Pogonit dhe Picarit  në Gjirokastër,  në komunën e Progonatit dhe te Lopsit , ne Tepelenë si dhe në atë të Frashërit ne Permet. Ne keto komuna lëvizja e automjeteve bëhet me vështiresi dhe vetëm me  zinxhirë.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›