Programi bërthamor, dështojnë negociatat BE- Iran

Fuqitë e mëdha botërore dhe Irani përfunduan bisedimet dyditore në Gjenevë, pa arritur ndonjë marrëveshje thelbësore në lidhje me atë që pretendohej të ishte qëllimi kryesor, ndalja e programit bërathmor të shtetit islamik. Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se bisedimet do të vazhdojnë në një raund të dytë në fund të muajit të ardhshëm në Stamboll.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Ashton tha pas takimit ku ajo përfaqësoi gjashtë fuqitë e mëdha se këto të fundit e njohin të drejtën e Iranit, por ndihet nevoja e një rezolute që të përcaktojë programin e tij bërthamor.
"Vendet që unë përfaqësoj janë të bashkuara në kërkesën për një rezolutë ku të shprehet shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar, lidhur me programin bërthamor të Iranit, që ëhstë edhe thelbi i këtyre bisedimeve. Ne këmbëngulim që Irani të përmbushë detyrimet e veta” tha Ashton.
Por Irani e ka bërë të qartë se nuk do të zmbrapset në këtë debat që ka potencialin të shpërthejë një konflikt ushatarak në Lindjen e Mesme me pasoja të rënda për ekonominë botërore. Pas takimit të Gjenevës, negociatori i Iranit, Saeed Jalili ka thënë në një konferencë për shtyp, se Irani do të refuzojë bisedimet për ndalimin e pasurimit të uraniumit në takimin e ardhshëm në Stamboll.
"Unë mund të përgjigjem shpejt dhe seriozisht për këtë cështje, jo nuk do të bisedojmë” tha Jalili.
Si për të nënvizuar sesa larg janë palët në qëndrimet e tyre, presidenti iranian, Ahmadinexhad ka shtuar se negociatat do të jenë të frutshme vetëm nëse hiqen sanksionet mbi vendin e tij në lidhje me aktivitetin bërthamor, një hap që Perëndimi nuk duket I gatshëm ta ndërmarrë.
Juli Prifti