Topi Berisha si Enver Hoxha
E merkure 05 Dhjetor 2012 1659
Kryetari i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi Kryetari i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi sulmoi tezat nacionaliste te kryeministrit te artikuluara publikisht shpesh ditet e fundit duke thene se zoti Berisha nuk mund te jete patriot teksa shet Shqiperine me nje euro. Ne pamundesi per te qeverisur Kryeministri ditet e fundit ka nisur nje fushate populiste dhe spekulative nacionaliste. Ata qe per favore politike dhuruan pjese te territorit shqiptar ai qe i fal pa asnje lloj problemi bizneseve joshqiptare duke e shitur shume lire territorin shqiptar me politiken Shqiperia nje euro del sot dhe behet patriot i madh.
Nje njeri qe ska respekt per pronen e fal sikur te ishte malli apo prona e te jatit dhe nuk me rezulton te jete e tille. Ia fal disa biznesmeneve rajonale duke mos respektuar te drejten legjitime te pronareve qe prej 22 vitesh sorollaten per ate qe mund te jete pjese identitare e familjes se tyre ia fal me 1 eruo se brenda jane interesat e bizneseve dhe klaneve te tyreka thene Topi. Ish-Presidenti i Republikes e krahasuar Berishen me diktatorin Enver Hoxha referuar tezave te bashkimit kombetar te shqiptareve. Per kreun e FRD nje parti e djathte me drejtues qe kane patur poste te larta ne PD kryeministri premton te njejtat gjera dhe nuk i realizon asnjehere ato. Zoti Topi theksoi se Shqiperia nuk ka marre statusin e vendit kandidat si pasoje e qeverisjes se deshtuar. Ish Presidenti premtoi se do te mbaje kontakte intensive me qytetaret per te realizuar rotacionin politik ne qershorin e 3013.
Komente
Facebook