Gjergj Bojaxhi emërohet në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit
TIRANE- Ish drejtori i përgjithshëm i KESH-it Gjergj Bojaxhi emërohet në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit. Prezantimi i tij është bërë nga Ministri i Punëve Publike Olldashi. Ai ka deklaruar se ndaj individëve dhe institucioneve që ndërtojnë pa leje do të veprojë ligji duke ju referuar edhe punimeve që po bëhen në sheshin Skënderbej, megjithëse nuk ka pranuar të komëntojë më tej lidhur me këtë cështje.
“Situata është e tillë që nuk jemi më qytetarë që ndërtojmë në mënyrë ekstraligjore por kanë filluar dhe institucione të pushtetit vendor që po abuzojnë me ligjin dhe po ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Ndaj shkeljes së ligjit janë njëlloj si qytetarët dhe institucionet. Jam i bindur që zoti Bojaxhi do ti japi përmasën e duhur Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik” u shpreh Olldashi.
Ndërkohë kreu i ri i Inspektoriatit të Ndërtimit, Bojaxhi ka deklaruar se të gjitha hapësirat publike do të pastrohen nga ndërtimet pa leje , përfshi këtu akset kombëtare dhe bregdetin.
“Inspektoriati do të ketë zona prioritare si akset rrugore, akset energjetike, parqet kombëtare, kurora e gjelbër e kryeqytetit si dhe zonën e bregdetit, pejsazhi i të cilës është një pasuri kombëtare dhe ne në mënyrë sistematike do ta pastrojmë nga ndërtimet pa leje. Unë e kuptoj që do të jetë një proces i vështirë, mbase shpesh herë dhe i dhimbshëm , por tepër i domosdoshëm në mënyrë që vendi të ketë një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ekonomik” u shpreh Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi ka mbajtur më parë postin e zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it.
(e.n/News24/BalkanWeb)