PS protestë në Kënetë të Durrësit
Partia Socialiste zhvendosi protestën e saj të rradhës në zonën e ish-kënetës në Durrës. Kreu socialist, Edi Rama, gjatë fjalës së tij ka vënë theksin tek ekonomia e vendit që sipas tij po vjen duke u rrënuar, dhe kjo theksoi ai, për shkak të zgjedhjeve që manipulohen.
"Sali Berisha i grabiti votat ne 28 qershor, por më keq akoma, që prej 28 qershorit, nuk po hap, po po mbyll vende pune. Nuk po krijon më shumë mirëqënie, por po provokon më shumë mundime e po sjell më shumë varfëri. Për këtë arsye ju ftoj të gjithve në protestë, për këtë arsye në 30 prill ne do të takohemi në Tiranë dhe nuk do të ndalemi për të bërë transparencë, për të hapur kutitë, për të larguar qeverinë, për të ndalur rënimin ekonomik", tha Rama. Deri në protestën e 30 prillit në Tiranë, forca kryesore e opozitës do të organizojë një të tillë cdo ditë.
Dorian Kodra