E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e romëve, aktivitete në Tiranë

Ne diten nderkombetare te romeve, kreu i qeverise, theksoi se nevojitet nje përpjekje e madhe kombetare per te zhdukur pasojat e diskriminimit te tyre. Gjate vizites ne shkollen "7 marsi" ne kryeqytet ku jane hapur shkolla te posaçme per femijet rome, ai tha se krahas arsimimit, per kete komunitet po merren masa per punësim dhe strehim.

"Shoqeria behet me e drejte kur ju te cliroheni nga pasojat e trashegimise se rende te varferise, te skajimit. Kusht themelor eshte shkollimi juaj. Eshte ne detyren e te gjithe qeverive vendore te konsiderojne me perparesi punesimin e tyre. Une do u kerkoj te gjithe institucioneve kredidhenese qe me perparesi te kreditojne biznesin e vogel rom", tha kryeministri Sali Berisha.

Nderkohe dhe kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama premtoi zbutje te varferise dhe pakesim te numrit te femijeve rom qe lypin ne rruget e kryeqytetit. "Te ulim sa te jete e mundur deri ne zero nje dite, numrin e femijeve rom qe qendrojne ne rruge per shkak te varferise se skajshme, por edhe te nje shfrytezimi te padenje qe u behet", tha Rama.

Nje mbështetje per komunitetin rom eshte dhene edhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, permes nje projekti qe do te zgjas tre vjet, me vlere 2.7 milione dollare.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›