E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Swaziland të hënën njeh Kosovën

PRISHTINë- Presidenti i AKR-së Bexhet Pacolli, prezantoi njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti jugafrikan Swaziland. Lajmi është publikuar në sajtin kosovar Telegrafi. Sipas tij, kjo njohje erdhi pas shumë takimeve që ai kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm të këtij shteti F.M. Lutfo Ephraim Dlamini dhe shume personalitete te tjera të Mbretërisë së Sëazilandit. Pacolli ka deklaruar se atij i është thënë nga ministri Ephraim Dlamini se nota verbale e njohjes nga Sëazilandi do të arrijë në Kosovë të hënën.

Kreu i AKR-së tha se asnjëherë nuk ka rreshtur së lobuari, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti Kosovën do ta njohin edhe tri vende të tjera.
Pacolli vlerësoi se do të mund të tregonte me kompetencë të plotë se cilat janë këto vende, por për hir të korrektësisë, publikimi do të bëhet në momentin e njohjes së Kosovës nga këto shtete.

Swazilandi është një shtet i vogël jugafrikan, jo më shumë se 200 kilometra në veri dhe 130 kilometra në perëndim. Sipas statistikave të vitit 2009, ky shtet ka afro 1.2 milionë banorë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›