Problematika e reformes zgjedhore
Raporti i OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit preku aspekte te caktuara te keqfunksionimit te organeve qe administronin zgjedhjet duke filluar nga komisioni i nivelit te larte KQZ-ja deri te komisioneret e niveleve me te uleta sic jane KZAZ-te dhe KQV-te. Ne po ndalemi vetem te komisioneret e nivelit te ulet dhe grupet e numerimit.
Misioni i Vezhgimit Nderkombetar te Zgjedhjeve raportoi pranine e personave te paautorizuar ne 49 VNV qe nderhynin dhe drejtonin procesin ne 21 prej tyre. Pra sipas ketij raporti rezulton se 21 VNV ose mbi 30 te vendeve te numerimit te votave komisioneret kane qene nen presionin e ketyre personave. Sa mund te kete influencuar kjo situate ne procesin e numerimit mbetet e veshtire per tu perllogaritur por problemi mbetet ama.
Transparenca e procesit te numerimit u vleresua negativisht ne 11 VNV. Vezhguesit vendas partiake dhe jopartiake u penguan te vezhgonin procesin perkatesisht ne 17 VNV. Kjo gje krijoi veshtiresi ne monitorimin e procesit te numerimit dhe ndoshta te parregullsive qe mund te jene bere gjate ketij procesi.
Raporti prek shkallen e kualifikimit te komisionareve. Me konkretisht gjate zhvillimit te zgjedhjeve disa komisionere ne disa KZAZ shfaqen nje mungese te theksuar profesionalizmi ne administrimin e procesit si pasoje e mosperfshirjes ne proceset pergatitore trajnuese para zgjedhjeve duke shkaktuar parregullsi ne disa KZAZ dhe KQV. Gjithashtu nje pjese e komisionereve krijuan probleme teknike dhe procedurale te panevojshme ne mes te te cilave mund te vecojme perdorimin e bojes mosnumerimin e disa kutive ose mos perfshirjen e rezultateve ne tabelat agregate lejimi i votimit familjar largimi nga qendra e numerimit duke marre vulen me vete sic ndodhi ne Ruzhdie.
Raporti nuk le pa permendur zevendesimin e komisionereve te qendrave te numerimit dhe vezhgimit pa arsye nga ana e subjekteve politike ne kundershtim te hapur me Kodin Zgjedhor duke krijuar nje sere problemesh gjate procesit te monitorimit dhe numrit.
Keto probleme te evidentuara ne kete raport kane nxitur palet politike dhe perfaqesuesit te shoqerise civile qe te gjykojne per te ofruar nje reforme zgjedhore qe te mund ti eliminonte keto probleme ne zgjedhjet lokale. Pikerisht aspekti qe ka te beje me menyren e zgjidhjes i ka diferencuar palet nga njeri-tjetri. Diferencimi shikohet qofte ne formulat qe jepen per zgjidhje e situates dhe ne termat kohore qe pretendohet te ndryshoje kjo situate. Le ti prezantojme disa nga alternativat per te evidentuar IDEALIZIMIN e formulave dhe EFIKASITETIN NE KOHE te dy komponenteve te mesiperm.
Alternativa e pare e artikuluar nga opozita ve theksin me shume te kultura e ndeshkueshmerise. Opozita i qendron idese per domosdoshmerine e rihapjes se kutive si e vetmja mundesi per te identifikuar personat konkrete qe kane shkelur ligjin identifikimin e numrit te fleteve te votimit me qellim sigurimin e proves. E gjitha kjo justifikohet me faktin se duke siguruar proven ekziston mundesia e dorezimit te saj ne prokurori me qellim ndeshkimin e tyre. Pra opozita i beson efektit pozitiv qe krijon kultura e ndeshkimit. A eshte e mjaftueshme kjo gje E shtrojme kete pyetje pasi po tu referohemi zgjedhjeve lokale te 2007 do te verejme nje numer te konsiderueshem qe iu nenshtruan hetimit te prokurorise madje disa prej tyre u penalizuan nga organet e drejtesise. Edhe tani qe po diskutojme per kete ceshtje disa komisionere ne zonen e Rushdies jane nen hetim. Pra precedenti i hetimit apo penalitetit pavaresisht mangesive ka ekzistuar nderkohe qe shkelja e ligjit nga ana e komisionereve vazhdon te kryhet.
Dhe kjo gje ndodh per shkak se influencojne disa elemente mbeshtetja politike qe gezojne keto komisionere per te ndermarre te tilla sjellje fiktiviteti i prokurorise dhe gjyqesorit raporti asimetrik qe ekziston ndermjet te ardhurave qe sigurohen nga sjellje te tilla ne raport me gjoben ose ndeshkimin qe aplikohet nga gjykata shkalla e ulet e njohjes dhe zbatimit te ligjit mungesa e modelit te ndeshkueshmerise etj.
Pra nevojitet nje nderhyje e pergjithshme dhe e gjithanshme ne drejtim te rregullimit te komponenteve te mesiperm dhe per kete arsye lipset shume kohe. Ne kete kontekst ky variant i prezantuar si nder me te rendesishmit per te zgjidhur ne kohet te shpejte problemin nuk jep garanci per shkak te situates makro por ne terma afatgjate prezanton piketat ku duhet te nderhyhet per te rregulluar situaten dhe na krijon bindjen se nese do te nderhyhet e ardhmja e larget do te jete shume ndryshe.
Alternativa e dyte e shikon suksesin te ndryshimi i formules se administrimit te zgjedhjeve. Nje pjese e shoqerise civile por edhe disa eksponente te rendesishem te politikes sugjerojne per nevojen e ndryshimit te formules aktuale - bipartizane. Sipas tyre kjo formule ka deshtuar pasi nuk garanton respektimin e ligjit si pasoje e influencave politike madje po te marrin si reference rastin e Ruzhdies mund te na perseritet i njejti fenomen ne disa zona ne zgjedhjet vendore te 2011. Ne kete kontekst palet sugjerojne se duhet te aplikohet nje formule e re ku komisioneret te perzgjidhen nga institucione te depolitizuara per te garantuar paanshmerine ne zbatimin e ligjit. Por pyetja qe lind ne kete rast eshte A kemi ndertuar ne keta 20 vjet institucione dhe teknokrat te depolitizuar qe te mund tu besojme administrimin e zgjedhjeve dhe te sigurohemi per paanshmeri dhe korrektesi ndaj ligjit
Raportet nderkombetare dhe kombetare me objekt studimi funksionimin e administrates publike ne nivel qendror dhe lokal theksojne per influencat ne rritje te politikes ndaj ketyre institucioneve. Madje me konkretisht qeveria dhe opozita e kane pare administraten ne nivel qendror dhe lokal si nje mundesi te mire per te zgjeruar bazen elektorale ose si mjet per te plotesuar permbushjen e kerkesave te militanteve dhe simpatizanteve pavaresisht se e gjitha kjo kryhet ne kundershtim me procedurat e pranimit apo te statusit te nepunesit civil.
Ne akoma nuk kemi arritur te ndertojme nje makineri burokratike te depolitizuar qe te na jape garanci per paanshmeri korrektesi te zbatimit te ligjit. Per sa kohe situata vazhdon te jete e tille pretendimi se perzgjedhja e komisionereve nga keto institucione ne dukje mund te lexohet si nje tentative per te zgjidhur situaten por ne thelb problemi do te jete po ai. Por me nje ndryshim ne rastin e pare behej publike perkatesia politike e komisionereve ndersa ne variantin e ri perkatesia politike fshihet pas statusit te shoqerise civile apo statusit te nepunesit civil.
Sigurisht ky variant i bazuar edhe ne eksperiencat e vendeve me demokraci funksionale vlen te merret ne konsiderate pasi ofron garanci per eliminimin e problemeve te shfaqura ne keto zgjedhje por me nje dallim qe te tilla ndryshime te pritshme nuk ndodhin ne terma afatshkurter por ne ata afatgjate. Pasi nevojitet nje kohe e caktuar qe te ndertohen institucione te depolitizuara dhe teknokrate te cinteresuar per interesat partiake. Ky variant i kombinuar me variantin e pare ofron shume garanci suksesi per te ardhmen nese investohet dhe menaxhohet me kujdes cdo element i tij gjate viteve.
Alternativa e trete e shikon suksesin ne terma afatshkurter me shume te futja e teknologjise sesa nderhyrjet te burimet njerezore. Mazhoranca ne menyre te vaket dhe nje pjese e shoqerise civile duke pare kah e afert te zgjedhjeve lokale dhe njekohesisht kohen e gjate qe nevojitet per te eliminuar problematiken qe lidhet me procesin e votimit numerimit dhe administrimit i qaset atij me nje zgjidhje me specifike dhe me efekt pozitiv afatshkurter. Kjo nderhyrje ka te beje me futjen e teknologjise per te zevendesuar nje pjese te puneve te komisionereve. Kjo teknike sipas specialisteve te IT eshte teresisht e mundur dhe mund ti jape zgjidhej perfundimisht disa nga manipulimet qe u kryhen gjate zgjedhjeve te shkuara te lidhura kryesisht me identitetin lista e zgjedhjeve procesin e numerimit eliminimin e parregullsive ne plotesimin e procesverbaleve qe nuk korrespondojne me numrin real te fleteve te numerimit etj.
Sigurisht kjo teknologji e sugjeruar shmang ndjeshem manipulimin dhe rrit ndjeshem shkallen e transparences se procesit por sigurisht nuk eliminon teresisht problemin. Ne kete kontekst teknologjia shmang komisioneret ne disa momente te procesit zgjedhor por nuk eliminon plotesisht rolin e tyre ne disa faza te tjera te procesit. Pasi teknologjia do te administrohet nga njerezit dhe ne keto kushte nderhyrja e tyre ne sistem eshte e pashmangshme por te pakten minimizon mundesine e nderhyrjes ne raport me dy variantet e sugjeruam me siper dhe jep efekte permiresimi te shpjeta ne kohe krahasuar me dy te parat.
Si perfundim mund te themi se te tre variantet e propozuara kane rendesine dhe peshen e tyre per sa u perket ndryshimeve dhe rezultateve pozitive ne kohe. Nese i marrim vec e vec arrijme ne konkluzionin se dy te parat theksojne idene se reformat ne drejtim te burimeve njerezore kane nje rendesi te vecante pasi krijojne bazamentin per funksionalitetin e institucioneve ne te ardhmen por me riskun se kjo gje nuk mund te ndodhe menjehere pasi nevojitet nje kohe e gjate ne drejtim te ndryshimeve te aspekte kulturore politike ekonomike dhe juridike. Pra suksesi kushtezohet nga koha. Ndersa ata qe besojne ne teknologji kane bindje se nuk rregullohen problemet e mesiperme por minimizon mundesine e ndikimit te tyre ne proces. Pra efekti eshte me i shpejte ne kohe por nuk ndikon ne permiresimin e aspekteve kulturore politike ekonomike dhe juridike qe manifestohen si pjese e konstruktit mental te komisionereve.
Mbetet ne dore te paleve te interesuara te vendosin per menyren e nderhyrjes dhe kohen kur deshirojne ti marrin frytet e kesaj nderhyrjeje.