E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanet e egra

Raca e re sipas variantit Palin

Fushata zgjedhore per voten e mesit te mandatit te mbajtur dje nder te tjera prodhoi edhe nje kafshe te re politike Mamma Grizzlies qe kane fituar shume elektorat ne favor te republikaneve dhe qe mund ta cojne ne nje rekord ne ate te perfaqesimit nga numri me i madh i grave qe kane pasur ndonjehere ne Kongres

Sarah Palin gruaja qe deshtoi turpshem dhe ne menyre qesharake ne kandidimin e saj per zevendespresidente te Amerikes duket se ka nje cilesi per tu admiruar. Ajo eshte shume kembengulese dhe e di mire qe menyrat e saj bejne per vete nje shtrese te caktuar amerikanesh. Pikerisht Palin qe ka qene shume aktive edhe gjate fushates se fundit zgjedhore eshte edhe autorja e termit qe permbledh kategorine e re te grave republikane Grate e paepura konservatore me nje sens te perbashket te cilat si ai ariu i madh e i kafte i veriut te Amerikes e dine mire se ku calojne gjerat. Vete Palin si ish-kandidate per numrin dy te Shtepise se Bardhe e cila aspiron madje edhe nje kandidim presidencial ne te ardhmen se bashku me nje tufe grash te djathta qe i ka marre ne patronazh dhe i ka mbeshtetur gjate gjithe ketij viti ka deklaruar se Presidenti aktual eshte duke e cuar vendin ne nje drejtim te gabuar. Mamma Grizzlies eshte prove e ndikimit te madh qe ka Sarah Palin ne elektorat ka deklaruar Siobahn Bennett presidente e Forumit te Fushates se Grave nje grup bipartizan qe mbeshtet grate te cilat duan te merren me politike dhe me drejtimin e vendit. Te gjitha grate qe jane pjese e levizjes se siperpermendur jane ca mini-Palin konservatore ne vlera por shume te paepura dhe te forta ne vullnetin e tyre per te dale ne shesh dhe per te bertitur derisa tu degjohet zeri. Nuk ka rendesi nese je dakord apo kunder asaj qe thuhet nga keto gra. E rendesishme eshte qe ato terheqin vemendjen dhe madje ta bejne mendjen dhalle. Dhe per nje grup njerezish Sarah e madhe dhe Sarah-t e vogla jane lideret e duhura ajri i paster ne politiken e vendit dhe ne gjirin e Partise Republikane.

Zonja Palin dhe pasueset e saj i japin shume rendesi pamjes se jashtme. Ato vishen me stil dhe jane perpjekur qe te ndryshojne mendimin e deritanishem se grate politikane duhet qe te vishen ne menyre mashkullore ose si biznesmene. Ato nuk dalin kurre me kepuce te sheshta sic i veshin ende sot nje pjese e mire e politikaneve femra ne bote madje edhe vete sekretarja amerikane e Shtetit Klinton. Vajzat e Palinit jane te gjitha partizane te takave te larta te fundeve qe kane gjithmone nje gjatesi mbi gju dhe te stileve te krehjes shume me te guximshme dhe kreative se sa te grave te zakonshme. Paraqitja e tyre eshte e denje per nje faqe te pare reviste mode dhe stili. Grate qe kane kandiduar ne zgjedhjet e sivjetshme kane pasur nje stil pak a shume te tille veshjeje me femerore. Palin vete qe ne fillim e ka bere te qarte se ajo eshte nje grua dhe me pamjen e saj ka dashur gjithmone te percjelle idene se eshte krenare per feminilitetin e saj. Vetebesimi i saj shpesh agresiv i cili gjate kandidimit per postin e zevendespresidentes cuditi dhe la me goje hapur edhe vezhguesit me veterane te zgjedhjeve ka krijuar nje motersi me grate e saj qe ka per qellim sfiden e vazhdueshme ndaj meshkujve. Keshtu Mamma Grizzlies jane shnderruar gjate fushates se fundit zgjedhore ne nje element te gjendjes shpirterore te Amerikes dhe identifikohen me ate pjese te elektoratit qe nuk e kishte gjetur deri me tani veten ne asnje perfaqesues apo rryme. Sikurse edhe vete ariu edhe keto gra jane pjese e ashpersise dhe egersise se zemres se Amerikes. Imazhi i tyre eshte ai i grave qe vijne nga fermat dhe qytetet e vogla te vendit qe jane shume rehat me gjuetine e pushken dhe qe mendojne se qeveria nuk duhet te perzihet me jeten familjare.

Kjo pikepamje e fundit ka ngjallur shume kritika ne lidhje me politikat e tyre qe supozohet se nuk e mbeshtesin familjen. Keto gra gjate gjithe vitit dhe vecanerisht gjate fundit te fushates zgjedhore te mesit te mandatit kane pasur si objektiv te tyre kundershtimin e te gjitha reformave te ndermarra nga Obama kryesisht ne qender te sulmeve te tyre ka qene reforma shendetesore. Madje disa prej tyre kane qene edhe kunder skemes se parashikuar nga kjo reforme sipas se ciles perfiton nje kategori femijesh te varfer dhe pa mbeshtetje. Sharron Angle nje kandidate per ne senat nga Nevada ka votuar kunder ligjit ne Asamblene e Shtetit. Nikki Haley e cila synon fitoren ne Karolinen e Jugut ka votuar gjithashtu kunder propozimit per krijimin e shkollave te posacme per femijet me probleme abuzimi ne shtepi. Te shumta jane ato media qe i kane quajtur grate qe perfaqesojne nje mentalitet dhe fryme te tille si mjete propagandistike dhe vegla marketingu te krijuara per te terhequr vemendjen e nje pjese te corientuar te amerikaneve te pakenaqur dhe ne krize me menyren se si funksionojne gjerat. Ne fakt pertej fasades se tyre keto gra jane agresive irracionale dhe te palogjikshme.

Me vetem 17 gra republikane ne Kongres grate qe perfaqesojne partine duhet te fitojne shtate vende. Aktualisht ka 47 gra republikane qe konkurrojne per nje vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›