E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme madhore ne disa nga zonat e goditura nga uragani

Miliona njerez ne bregdetin lindor te Shteteve te Bashkuara kane mbetur pa rryme elektrike nderkohe qe permbytjet kane perfshire zonat e banimit pasi Uragani Iren u dobesua dhe iu drejtua Kanadase. Autoritetet njoftojne per vdekjen e 29 vetave ne 9 shtete lindore nderkohe qe demet kapin shumen e miliarda dollareve. Nderkohe Presidenti Barak Obama shpalli gjendjen e jashtezakonshme per shumicen e shteteve te goditur nga uragani Ajrine perfshire Karolinen e Veriut Virxhinian dhe Nju Jorkun duke vene ne dispozicion te ketyre shteteve burime federale ne mbeshtetje te perpjekjeve te vete ketyre shteteve.

Shume amerikane jane ende ne rrezik serioz nga humbja e energjise dhe permbytjet te cilat mund te perkeqesohen ndersa lumenjte vershojne matane shtrereve te tyre. Prandaj dua qe njerezit ta kuptojne se pasojat e uraganit nuk kane marre fund. Operacionet e rimekembjes do te vazhdojne dhe une u bej thirrje amerikaneve ne zonat e prekura qe te vazhdojne te ndjekin udhezimet e zyrtareve lokale e shtetrore.

Uragani Ajrine e ka humbur intensitetin ndersa stuhija arriti sot Kanadane ku deri ne 20 centimetra rreshje mund te bien ne provincat Nova Scotia dhe New Brunswick.

Per 3 dite me rradhe Ajrine goditi bregdetin lindor te Shteteve te Bashkuara me errera shume te fuqishme dhe rreshje te rrembyera. Megjithese asnje komunitet nuk u permbyt teresisht shkaterrimet jane te shumta mijera kilometra katrore te permbytur peme te rrezuara shtepi te demtuara e pa rryme elektrike si dhe rruge te pakalueshme.

Permbytje te medha vazhdojne ne pjesen me te madhe te zones verilindore te Shteteve te Bashkuara.

Ne kete zone stuhia shkaktoi te pakten 21 te vdekur dhe paralizoi trafikun ajror e ate automobilistik. Qendra Kombetare e Uraganeve njoftoi se sasia me e madhe e rreshjeve ra ne New Bern te Karolines se Veriut gati 40 centimetra.

Nje numer i madh udhetaresh jane bllokuar ne hotele dhe aeroporte ndersa mijera fluturime u anulluan. Uragani Ajrine beri qe sistemi i metrose se Nju Jorkut te mbyllej per here te pare per shkak te nje katastrofe natyrore.

Por sot aeroportet kryesore qe sherbejne ne Nju Jork u rihapen po ashtu edhe sistemi i metrose ne kete qytet ishte ne funksionim per shume banore qe duhej te ktheheshin ne pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›