Irene kalon qytetin fantazmë
Nju Jorku ka kaluar më të keqen e uraganit Irene, me disa përmbytje më pak serioze nga sa ishte imagjinuar nga autoritetet.Fuqia e Irene-s ka rënë. Tani ajo vlerësohet nga uragan, në stuhi tropikale dhe është drejtuar nga Kanadaja. Zemra e Nju Jorkut, Manhatani, ishte kthyer dje në një qytetit fantazmë kur u godit nga uragani, pasi qindra-mijëra banorë ishin evakuuar dhe të tjerët ishin mbyllur nëpër shtëpitë e tyre më barrikada të mëdha për tu izoluar nga uji. Irene kishte mbërritur në Nju Jork gjatë orëve të para të mëngjesit, me orën lokale, më tepër në formën e një stuhie të fortë me shira, sesa një uragani shkatërrues. Shpejtësia e erërave ishte sa gjysma e asaj që ishte parashikuar dhe janë përmbytur dosa rrugë të Manhatanit, ku niveli i ujit po ulet vazhdimisht. Deri në mesditë, gjendja ishte përmirësuar. Rreth 200000 njujorkezë janë lënë pa energji elektrike, por ata jetojnë kryesisht në rrethinat e vendit. Ekspertët kishin paralajmëruar se një stuhi
në Manhatanin e ulët mund të çonte ujin e detit deri te valvolat dhe kabllot e nëndheshme të qytetit, duke lënë mijëra institucione pa energji elektrike, përfshirë edhe Wall Street, Ground Zero dhe Battery Park City. Por tani, niveli i alarmit është kufizuar vetëm për zonën e Bruklinit dhe Kuinsit. Me lumenjtë East dhe Hudson që kanë dalë nga shtrati, energjia mund të kufizohet edhe në zona të tjera dhe përmbytjet aty mund të arrijnë në nivele të rrezikshme. I gjithë shërbimi i transportit nëntokësor është pezulluar deri dot në mëngjes nga kërcënimi i përmbytjeve në tunele, kjo është hera e parë në histori që sistemi më i madh nacional i transportit transit është mbyllur për shkak të një fatkeqësie natyrore. Thasë me rërë janë vendosur rreth hyrjeve të ndërtesave. Autoritetet kanë mbyllur portin e Nju Jorkut dhe të Long Ajland. Hyrja e Palisades Interstate Parkway dhe e urës George Washington janë mbyllur po ashtu për shkak të kushteve më të këqija të motit që kanë kërcënuar këtë zonë që nga viti 1985. Deri tani, rreth 11 persona kanë humbur jetën nga uragani Irene. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, tha se uragani nuk do të ketë asnjë efekt në ceremoninë e memorialit të 11 shtatorit.