E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, zhvarroset një viktimë e aksidentit ajror

Autoritetet polake kanë zhvarrosur njërën nga viktimat e aksidentit ajror të vitit 2010-ës, sepse familja ka shprehur mosbesim në autopsinë ruse.
Prokurori ushtarak, Zbigniev Rzepa, tha se trupi i Zbigniev Vasermanit, ish-ministër për shërbimet sekrete, është zhvarrosur sot nga varrezat Krakov. Ai u vra së bashku me 95 njerëz të tjerë, përfshirë dhe presidentin polak, Leh Kaçinski, nga rrëzimi i aeroplanit në Smolensk të Rusisë.
Fatkeqësia ka tensionuar marrëdhëniet mes Varshavës dhe Moskës, ndërsa disa të afërm të viktimave kanë shprehur dyshime në mënyrën se si rusët i kanë trajtuar pasojat e katastrofës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›