E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani ndërpret kontratën me Gazprom-in

Irani ka anuluar kontratën me një kompani ruse, me të cilën parashihej zhvillimi i zonës së naftës-Azar. Ministria e Naftës, tha se Gazprom Neft-in do ta zëvendësojë konsorciumi i kompanive iraniane.

Fusha Azar ndodhet pranë kufirit me Irakun dhe ka rreth 400 milionë fuçi naftë të rikuperueshme. Pala iraniane ka shprehur shqetësime rreth vonesave të degës së Gazprom-it në fillimin e punës në Azar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›