Probleme në dokumentacion, FRD regjistrohet në 20 Qershor
Tiranë- Fryma e Re Demokratike nuk ka mundur sot të regjistrohet si parti politike pasi Gjykata ka konstatuar probleme në dokumentacionin e dorëzuar prej saj.
Pritet që regjistrimi të bëhet në datën 20 Qershor, pasi të jetë bërë plotësimi i duhur i dokumentacionit. Kërkesa për regjistrimin e saj si parti u bë para pak ditësh, ku ishin siguruar edhe 11 432 firma.
Fryma e Re Demokratike është lëvizja më e re në radhët e demokratëve dhe pritet që kreu i saj të jetë Presidenti Bamir Topi, menjëherë sapo të largohet nga posti i kreut të Shtetit.
Deri më tani antarët e saj të cilët po kërkojnë dhe regjistrimin në Gjykatë janë deputeti Gazment Oketa, Aleksandër Biberaj dhe Andi Seferi.