E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet me gruan, kërkon ta hedhë vajzën nga dritarja

Babai kinez duke u munduar ta hedhë vajzën nga dritarja

Një baba kinez pas një zënke me gruan e tij ka kërcënuar se do të hedhë nga dritarja e katit të gjashtë vajzën e tij tre vjeçare pas një sherri që kishte bërë me të shoqen.

Ngjarja e pazkontë e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi, ka ndodhur në qytetin Guangzhou, në Kinë, pak ditë pasi familja ishte vendosur në atë apartament.

Fqinjët tregojnë se ndërsa ai nxori vajzën nga dritarja filloi ti bërtiste të shoqes duke e kërcënuar se do e hidhte. Ata lajmëruan menjëherë policinë dhe shërbimin e zjarrfikësve, të cilët menjëherë hapën një dyshek ajri poshtë për të evituar më të keqen.

Më pas policia arriti të futej në apartament dhe të arrestonte burrin dhe të shpëtonte vajzën e vogël. Më pas policia deklaroi se ai kishte qenë nën efektin e drogës. /Daily Mail/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›