E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet pr/ ligji, shkolla fillore bëhet 6 vjet

Tiranë- Pas një periudhe të gjatë debatesh dhe kundërshtimesh mes opozitës dhe mazhorancës, është miratuar sot pr/ ligji për sistemin parauniversitar.

Pr/ ligji është miratuar me konsensus mes të dyja kaheve politike, dhe sipas kreut të Komisionit të Medias dhe Arsimit, Valentina Leskaj, kjo është një shenjë e mirë pasi janë përfshirë disa prej sygjerimeve të opozitës. Ndërsa sipas zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata, ky pr/ ligj është sipas standarteve evropiane.

Në bazë të pr/ ligjit të ri do të vazhdojë sistemi 9- vjeçar, por shkolla fillore do të jetë 6 vjeçare, ndërsa sistemi për arsimin e mesëm nuk do të ndryshojë.

Një tjetër risi që sjell ky ligj është provimi i detyruar i gjuhës së huaj në provimet e maturës, i cili do të zbatohet për herë të parë në vitin 2014, ndërsa për shollat 9- vjeçare do të zbatohet në vitin 2015. Gjithashtu tani në shkolla nxënësit do të mësojnë dy gjuhë të huaja, dhe gjuha e parë do të fillojë që në klasën e tretë ndërsa tjetra në klasën e shtatë.

Pritet që ky pr/ ligj të marrë të gjitha votat edhe në Kuvend, ndërsa ai do të hyjë në fuqi pas shkrimit në Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›