Probleme në sistemin e prokurimeve

Sistemi i prokurimeve elektronike në vend është shoqëruar me probleme. Avokati i prokurimeve, Altin Qoshja, gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ekonomisë tha se gjatë kontrolleve që ka ushtruar ky institucion rezulton se parregullsitë me tenderat janë në nivel të lartë.
“Në vendimet e nxjerra nga avokati i prokurimeve rezulton se 294 prej tyre keni mbështetur operatorët ekonomikë, problemi që ata kanë trajtuar në ankesat e tyre. Këto vendime në përkrahje të operatorëve ekonomikë i kanë nxitur ata për të denoncuar shkeljet e pretenduara nga autoritetet kontraktore gjatë zhvillimit të procedurave të prokurorimit publik. Në 143 raste kemi dhënë rekomandime për anullim procedurash nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentat e tenderit ose zhvillimit me mangësi të procedurave të prokurimit” tha Qoshja.
Ndër problemet më të mëdha që kanë rezultuar nga kontrollet e avokatit të prokurimeve janë përgatitja e dokumenteve të tenderave në kundërshtim me ligjet, mospërcaktimi i fondeve limit e të tjera të kësaj natyre.
Problematika më shqetësuese janë konstatuar në punën e njësive të hartimit të dokumentave të tenderit të cilat kanë përpiluar dokumente me kritere rekualifikuese në kundërshtim me dokumentat standarte te miratuara. Parregullsi të përsërituara kemi konstatuar gjithashtu në punën e komisionerëve të vlerësimit të ofertave të cilët kanë shqyrtuar ofertat dhe kanë marrë vendime të gabuara për shpalljen e fituesve” tha Qoshja.
Avokati i prokurimeve funksionon si një strukturë e tillë që prej 3 vitesh. Vitin e fundit fluksi i ankesave të subjekteve ekonomike pjesëmarrëse ne tënderat publikë ka patur rritje të ndjeshme.
Adi Darsi