Nafta dhe gazi, projekte për eksportin
12/05/2010 Berisha: Ka ende zona të Shqipërisë që nuk janë eksploruar për naftë dhe gaz
Interes edhe për zonat minerare. Shqipëria pozicion kyç për gazsjellësit
Qeveria shqiptare është duke parë mundësinë e fillimit të eksportit të naftës dhe gazit natyror që prodhohet në vendin tonë. Lajmi u bë i ditur dje nga Kryeministri, Sali Berisha, gjatë Konferencës së Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), e cila iu kushtua potencialeve natyrore që ka Shqipëria. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të gjerë potencialeve që ofron Shqipëria, duke u përqendruar veçanërisht në sektorin energjetik dhe atë të nxjerrjes e shfrytëzimit të mineraleve. Kryeministri theksoi synimet e Shqipërisë për t’u shndërruar në një superfuqi energjetike në rajon, duke u ndalur në përpjekjet e qeverisë për diversifikimin e prodhimit të energjisë, projektet e mëdha në fushën hidrike, të energjisë eolike, nga biomasa, fosilet, si nafta dhe gazi etj. “Nafta shqiptare e zonave të njohura arrin deri në 6 miliardë fuçi. Vetëm Patos-Marinza ka mbi 2 miliardë fuçi. Vitin që vjen, pritet që prodhimi i vendit të plotësojë plotësisht nevojat e tij dhe në vazhdim”, u shpreh Kryeministri. Një fushë tjetër me mundësi të mëdha për investitorët është ajo minerare, ku Shqipëria është e pasur me krom, bakër, nikel, bazalte, qymyr. “Malet e Shqipërisë, tha Kryeministri, fshehin thesare të pafundme mineralesh, tregu i të cilëve po vjen e po rritet gjithnjë e më shumë, sikundër edhe interesi i kompanive të mëdha është gjithnjë e në rritje”. Për sa i përket fushës së naftës dhe gazit, Kryeministri ka vënë theksin edhe mbi fushat e tjera të paeksploruara siç është Dumreja, Shqipëria veriore dhe zona të tjera të tëra. “Shqipëria në këtë fushë, falë pozicionit të saj gjeografik, përbën vendin më të përshtatshëm për kalimin në territorin e saj të gazsjellësve. Të gjithë ata që by pass-ojnë Shqipërinë janë të ‘dënuar’ të bëjnë investime shumë më të kushtueshme, sesa po të kalojnë në territorin shqiptar. Gazsjellësi Trans-Adriatik është padyshim gazsjellësi më fizibël dhe unë ju garantoj se do të jetë më i shpejti që do të ndërtohet”, deklaroi Berisha. Pikërisht për të bërë të mundur kalimin e këtij gazsjellësi, qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë e Katarit. Ndërkohë që në mbështetje të këtyre investimeve në Seman është parashikuar të ndërtohet një nga nyjet më të fuqishme të rigazifikimit, por edhe të prodhimit të energjisë, bazuar në gazin e lëngshëm.