Prifti: Ne superfuqi energjetike
12/05/2010 Brenda pak vitesh Shqipëria do të kthehet në një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, në kuadër të realizimit të këtij premtimi deklaroi se vetëm në dy vjetët e fundit janë dhënë koncesione të reja për prodhimin e 900 MV energji, ndërkohë që ka të paktën 2000 MV kapacitet energjetik që duhet të shfrytëzohet. Objektivi numër 1 sipas tij mbi sektorin energjetik është që të realizojë furnizimin me energji elektrike, duke mbështetur rritjen ekonomike me të paktën 6 për qind në vit. Ndërsa objektivi i dytë është që Shqipëria të bëhet për 5–6 vjet vendi me energjinë më pak të shtrenjtë në rajon. Ndërkohë që objektivi i tretë, sipas tij, dhe më i rëndësishmi, është kthimi i Shqipërisë në një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme.