Daul: PS të respektojë gjykatat për kutitë
Joseph Daul, kreu i grupit të Partive Popullore Evropiane ka deklaruar se PS-ja në Shqipëri duhet të njohë zgjedhjet, duke theksuar se kërkesa për hapjen e kutive tashmë është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. “Mendoj se Partia Socialiste duhet të respektojë vendimin e gjykatës. Kërkesa për hapjen e kutive është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Parlamenti Evropian ka hartuar rezolutë kundër bojkotit”, theksoi Daul.