Aleatet e PS: Rama firmosi humbjen, kapitulloi para PD
Marreveshja e dy forcave kryesore per Reformen Zgjedhore konsiderohet nga aleatet e Partise Socialiste si nje kapitullim i saj para Partise Demokratike. Pak ore pas miratimit te marreveshjes ne Komisionin e Reformes Zgjedhore, dy aleatet e PS-se, Paskal Milo dhe Nard Ndoka, e kane cilesuar ate si nje humbje te Partise Socialiste. Ata shprehen se PS-ja jo vetem u terhoq nga kerkesat e saj fillestare, por u tregua e papergjegjshme me aleatet duke u vene "shkelmin" atyre.
Kreu i PDK
Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, ne nje prononcim per "Koha Jone" u shpreh se Rama firmosi humbjen dhe qendrimin edhe 4 vite te tjera ne opozite me miratimin e mendimeve te reja ne Kodin Zgjedhor. "Qendrimi i Partise Socialiste eshte i pafalshem. Sic duket, Rama vendosi me kete reforme te rrije dhe kater vite ne opozite. Vendosi te rrije pa aleate duke firmosur humbjen e radhes se Partise Socialiste. Me e pakta qe mund te them ne lidhje me reformen dhe menyren se si u be eshte qe kreu i PS-se, Edi Rama, eshte i papergjegjshem dhe nuk arriti te reflektoje dhe nje here ne lidhje me menyren sesi e nderton strategjine e fitores", - u shpreh dje Ndoka. Ai argumenton se marreveshja mes dy forcave politike nuk zgjidh as krizen per zgjedhjet, duke parashikuar probleme dhe ne vitin 2013. "Eshte nje qendrim aspak pozitiv i dy forcave kryesore. E thene thjeshte, reforma e miratuar nuk e zgjidh krizen politike dhe premton se dhe pas zgjedhjeve te tjera do te kete serish ngerc dhe krize", - tha dje Ndoka. Lidhur me qendrimin e ardhshem te PDK-se ne koalicion me PS, Ndoka shprehet se do te diskutohen forma te reja bashkepunimi dhe do te kete takime te aleateve per te percaktuar menyren sesi do te paraqiten ne zgjedhjet e ardhshme. "Nuk eshte, se ne si aleate na gjeti papritur kjo marreveshje mes PD dhe PS. E kemi thene dhe me pare dhe e paralajmeruam qe do te kishte nje fund te tille. Ne do te shohim te gjitha mundesite per te pasur rezultat maksimal ne zgjedhjet e ardhshme", - tha dje Ndoka.
Kreu i PDS
I ashper ne qendrimin e tij ndaj Partise Socialiste ka qene dhe kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Ne nje interniste dhene gazetares Sonila Meco ne televizionin "ABC News", Milo e ka cilesuar kapitullim te PS-se marreveshjen me PD. "PS ka bere hapa mbrapa edhe menyra se si do te zgjidhet kreu i KQZ ne raport me propozimet e PS eshte hap mbrapa. Me pare thuhej se KQZ duhet te zgjidhej nga nje trupe e Gjykates se Larte, tani do te zgjidhet nga mazhoranca. Nuk eshte bere asgje tjeter me kete bashkepunim, vecse eshte nenshkruar kapitullimi para PD-se. Kemi te bejme me nje kapitullim te PS para PD. Kjo parashikon edhe nje pale zgjedhje te tjera te dyshimta", - tha Milo. Kreu i PDS-se shkon me tej ne parashikimet e tij per zgjedhjet e ardhshme duke paralajmeruar dhe humbjen e PS. "PD arriti t'ia hedhe PS-se serish me marifetet e saj dhe kjo shenon nje terheqje jo te denje te PS. Une pata kurajen qe i thashe PS-se ne 2008 qe gaboi, po i them dhe tani qe po gabon rende dhe do ta paguaje shtrenjte", - tha Milo. Ai shton se PS u tregua mosmirenjohese me aleatet duke i shfrytezuar per tre vite dhe tashme u vuri shkelmin. Duke u ndalur ne humbjen e mundshme te PS-se, Milo thote se nuk na duhet me ndjesa e Rames, si ne rastin e Kushtetutes se vitit 2008. "Eshte fatkeqesi qe PS ka vijuar te terhiqet. Edhe ne 2008, PS-ja u shpreh shume e kenaqur me ndryshimin e Kushtetutes dhe te Kodit. Por cfare thote tani? A nuk ishte dje z. Rama qe beri mea kulpa per ndryshimin e Kushtetutes. Mos valle, pasi te humbase dhe zgjedhjet e vitit 2013, Rama do te beje serish mea culpa. Kujt i duhet kjo", - u shpreh Milo.