E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensusi PD-PS, miratohet ne afat Reforma Zgjedhore Rozeta Rapushi

Nje dite para perfundimit te afatit te caktuar nga Kuvendi, partite politike mbyllin me konsensus Reformen Zgjedhore. Brenda nje dite, palet arriten kompromisin e shumepritur prej muajsh per ceshtje qe dukeshin te pazgjidhshme si perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, procesi i ankimimit dhe aplikimit te teknologjise ne zgjedhje. "U realizuan nje pjese e kerkesave tona. U gjet konsensusi per te gjithe paketen dhe drafti u miratua duke i dhene zgjidhje ceshtjeve per riformatimin e KQZ-se, transparences dhe shtrirjen e numerimit elektronik jo vetem ne Tirane, por edhe ne Qarkun e Fierit", - u shpreh pas mbledhjes, e cila perfundoi ne oren 20:00 te mbremjes, bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri. Sipas tij, per PS-ne ligji i ri zgjedhor qe do te marre forme te plote pas miratimit ne Kuvend, eshte nje garanci ligjore qe evidentoje cdo shkelje dhe nxjerre cdo pergjegjes ne zgjedhje. "Opozita ka garanci shume me te medha sec ka pasur me pare ne zgjedhje me kete reforme. Ishte nje proces i gjate, por me ne fund u realizua", - theksoi Gjiknuri. Po keshtu, edhe eksperti demokrat ne komision, Oerd Bylykbashi, e cilesoi si nje arritje te madhe. "Me keto kapituj, permbyllet puna nga komisioni per Reformen Zgjedhore. Me kete reforme zgjedhore, ne trajtuam ne menyre dermuese, te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR per vitin 2009 dhe ate 2011 si dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias. Ne i zbatuam rekomandimet me vullnet politik e konsensus. Tashme Kodi Zgjedhor eshte ne nje nivel me te larte", - tha Bylykbashi. Me ligjin e ri, parashikohet riformatimi i KQZ-se, institucionit qe administron zgjedhjet ne vend. Keshtu, KQZ do te perbehet serish nga 7 anetare, por me nje mandat 6-vjecar, nga 4 sa e kane aktualisht. Anetar i KQZ-se, mund te emerohet cdo shtetas shqiptar me te drejte vote, i cili eshte mbi 35 vjec, ka arsim te larte e pervoje profesionale jo me pak se 10 vjet. "Keto ndryshime mundesojne per zgjedhjen e anetareve me te mire ne menyre me transparente. Te dy palet bene leshime dhe arriten ne zgjidhjen me te mire te mundshme", - tha Bylykbashi. Zgjidhje mori edhe procesi i animimit, ku kerkesa per marrjen e provave kur mbeshtetet nga dy anetare te KQZ-se dhe kur keto prova administrohen vetem nga KQZ, pranohet menjehere pa iu nenshtruar debatit apo votimit ne KQZ. Ndersa futja e teknologjive te reja te informacionit, do te filloje me nje pilotim te kufizuar, si rregull ne 20 per qind te zgjedhesve. Nga ana tjeter, ne mbledhjen e djeshme nuk u diskutuan thellesisht propozimet e partive te vogla politike per ndryshimin e sistemit zgjedhor. "Propozimet e partive te vogla ishin interesante, por duhet vleresuar me pare nese do te prekin apo jo Kushtetuten. Ishte e pamundur t'i jepnim nje pergjigje. Ka nevoje per konsultime", - u shpreh socialisti Gjiknuri. Po keshtu, edhe Bylykbashi tha se ato do te jene per gjykim te metejshem.

BE pershendet konsensusin per Reformen Zgjedhore

Lajmi per konsensusin e gjere politik per realizimin e reformes zgjedhore, u perhap shpejt edhe ne Bruksel. Drejtori i Pergjithshem i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, pergezoi menjehere dje palet per reformen zgjedhore. "Lajmi qe po degjojme nga ministrja Bregu dhe nga zoti Beja jane sinjale pozitive qe mund te na japin sensin e sigurise serish. Presim arritjen e konfirmimit perfundimtar lidhur me reformen zgjedhore", - tha Sanino. Ndersa Shefi i EEAS, Johan Johanson, e cilesoi nje arritje shume te madhe. Sipas eurodeputetit Eduart Kukan, BE-ja do ti bashkengjitet festimit te 100 vjetorit te pavaresise, por per kete nevojiten vetem 3 fjale nga pala shqiptare. "Ne na nevojitet nje mesazh shume telegrafik nga ju per ftesen: 12 rekomandimet u permbushen", - tha Kukan.

Ndryshimet per ceshtjet me te nxehta ne Kodin Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, perberja e KQZ-se

1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perbehet nga 7 anetare.

2. Anetar i KQZ -se mund te emerohet cdo shtetas shqiptar me te drejte vote, i cili permbush keto kritere:

a) te jete me moshe mbi 35 vjec;

b) te jete me arsim te larte;

c) te kete pervoje profesionale prej jo me pak se 10 vjet pune,te pakten ne nje nga fushat e se drejtes; ne administraten publike; ne administrimin e zgjedhjeve; si drejtues i organizatave jofitimprurese, te cilat kane objekt te veprimtarise se tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike.

c) te mos jete i denuar penalisht;

d) te mos kete qene anetar i ndonje partie politike ne 5 vitet e fundit;

dh) te mos kete qene i zgjedhur deputet i Kuvendit ne 5 vitet e fundit;

e) te mos kete sherbyer ne 5 vitet e fundit si pjesetar ne Policine e Shtetit, ne Forcat te Armatosura dhe ne Sherbimin Informativ Shteteror;

e) te mos jete larguar nga administrata publike apo cdo funksion publik per shkelje te detyres.

Mandati dhe koha e punes e anetareve te KQZ-se

1. Anetari i KQZ-se ka mandat 6-vjecar me te drejte rizgjedhjeje. Kryetari i KQZ-ze ka mandat 4- vjecar me te drejte rizgjedhjeje

Paraqitja e pretendimeve dhe kerkimi i provave

3. Kerkesa per marrjen e provave sipas germes "c" te pikes 1 te ketij neni kur mbeshtetet nga dy anetare te KQZ-se dhe kur keto prova administrohen vetem nga KQZ, pranohet menjehere pa ju nenshtruar debatit apo votimit ne KQZ. KQZ eshte e detyruar te procedoje menjehere me marrjen dhe shqyrtimin e provave te kerkuara.

Keqyrja e materialit zgjedhor

1. Per nevojat e hetimit administrativ, KQZ-ja kur ka pranuar kerkesen e paleve keqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor qe ndodhet ne kutine e materialeve te votimit dhe/ose kutite e votimit dhe fletet e votimit, si dhe cdo dokumentacion apo material tjeter zgjedhor. Kur materiali zgjedhor ndodhet brenda kutive me vula sigurie, hapja dhe rimbyllja e tyre behet sipas procedurave qe parashikon ky Kod per hapjen dhe mbylljen e kutive, duke treguar dhe shenuar kodet me te cilat kutite perkatese jane mbyllur nga KZAZ-ja, si dhe numrat me te cilat ato mbyllen rishtazi.

2. Keqyrja e materialit zgjedhor behet ne prani te paleve dhe publikut. Pas keqyrjes se materialit dhe/ose dokumentacionit zgjedhor, palet kane te drejte te paraqesin vleresimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten ne procesverbalin e mbledhjes se KQZ-se.

3. KQZ-ja, me kerkese te paleve ose kryesisht, kur cmon se per dhenien e vendimit eshte i nevojshem rinumerimi dhe/ose rivleresimi i votave te caktuara, kryen, ne pranine e paleve, rinumerimin dhe/ose rivleresimin e votave dhe pasqyron perfundimin ne procesverbalin e mbledhjes se KQZ-se dhe vendimin perkates te saj. Vota te caktuara jane votat e identifikuara ose te kontestuara, per te cilat eshte kontestuar vleresimi ose numri i tyre gjate procesit te numerimit, si dhe votat e tabeles se rezultatit te kundershtuar. Ne rast se kerkesa per rinumerimin dhe/ose rivleresimin e votave te caktuara behet nga dy anetare te KQZ-se, ajo eshte e detyruar te beje rinumerimin dhe/ose rivleresimin e votave te kerkuara.

4. Kur objekt i ankimit jane kutite e votimit, te konstatuara si "KUTI TE PARREGULLTA" nga KZAZ-ja, KQZ-ja eshte e detyruar te kryeje hetim administrativ gjate shqyrtimit te ankeses per ate zone zgjedhore sipas nenit 124 Kodit. Hetimi nuk kufizohet vetem ne keqyrjen nga jashte te kutise, duke vleresuar ne teresi faktet dhe rrethanat qe kane cuar ne konstatimin e kutise si "KUTI E PARREGULLT", por edhe nese keto parregullsi kane ndikuar ne materialin zgjedhor. Nese KQZ-ja, kryesisht ose me kerkese te subjektit zgjedhor, shprehet me vendim se jane kuti te rregullta, KQZ-ja kryen numerimin fillestar te votave ne keto kuti Votimi ne QV-te, kutia/kutite e te cilave jane konstatuar si "KUTI TE PARREGULLTA" sipas nenit 115 te ketij Kodi dhe per te cilat nuk eshte bere ankim sipas nenit 124, konsiderohet i pavlefshem.

Plani i Veprimit per perdorimin e teknologjive te informacionit ne zgjedhje

1. Per futjen dhe zbatimin e teknologjise se re informative ne procesin zgjedhor, KQZ miraton nje Plan Veprimi. Vendimi miratohet me voten pro te jo me pak se 5 anetareve.

3. Plani i veprimit duhet te parashikoje dhe te garantoje te pakten:

a) kryerjen e nje studimi zbatueshmerie per sistemet elektronike te numerimit dhe identifikimit ne perdorim. Ky studim do te identifikoje perfitimet dhe rreziqet e perfshira ne zbatimin e sistemeve te tilla, dhe ne menyre te vecante aspektet ligjore, operacionale dhe financiare.

b) Kryerjen e prokurimit transparent, testimit dhe certifikimit, trajnimit, edukimit te zgjedhesve dhe zbatimit. Ai duhet te parashikoje specifikimin e nje date per nxjerrjen e aktit normativ te KQZ-se per hollesite operacionale te sistemit elektronik te numerimit.

c) Qasje graduale ne rritje per futjen e teknologjive te reja te informacionit, duke filluar me nje pilotim te kufizuar, si rregull ne 20 per qind te zgjedhesve. Cdo rritje pasuese ne perdorimin e tij duhet te jete ne varesi te trajtimit te rekomandimeve te dala nga vleresimet dhe te konsultimeve publike.

dh) Testimi i sistemit perpara perdorimit te jete i detyrueshem.

Sistemi Elektronik i Numerimit (SEN)

1. Sistemi Elektronik i Numerimit (SEN) perbehet nga teresia e pajisjeve elektronike, kompjuterike dhe programeve te ndryshme informatike, nepermjet te cilave ne menyre, automatike e te pavarur, realizohet numerimi dhe vleresimi fleteve te votimit, si dhe nxjerrja e rezultatit zgjedhor.

Sistemi elektronik per verifikimin dhe regjistrimin e zgjedhesit (SEV)

1. Me qellim verifikimin dhe regjistrimin e pjesemarrjes se zgjedhesve ne diten e votimit ngrihet sistemi elektronik i integruar per verifikimin dhe regjistrimin e pjesemarrjes se zgjedhesve ne votim. Zgjidhja teknike duhet te integroje te gjithe elementet e nevojshem, perfshire pajisjet, programet, licencat ose certifikatat perkatese, per te garantuar siguri dhe thjeshtesi ne perdorim.

Masat per realizimin e teknologjise se re informative ne zgjedhjet e vitit 2013

1. Jo me vone se 30 dite nga hyrja ne fuqi e ndryshimeve te ketij ligji, KQZ fillon pergatitjen e projektit per ngritjen e sistemit te te verifikimit dhe regjistrimit te zgjedhesve SEV dhe sistemit elektronik te numerimit SEN.

3. KQZ percakton konsulencen qe nevojitet per hartimin e kushteve te projektit per SEV dhe SEN. Planin e veprimit per permbushjen e projektit te SEN ne te gjithe qarkun e Fierit sipas percaktimit te KQZ, per zgjedhjet per Kuvend te vitit 2013.

4. KQZ percakton planin e veprimit per permbushjen e projektit te SEV ne te gjithe qarkun e Tiranes per zgjedhjet per kuvendin te vitit 2013. Me qellim zbatimin e sistemit SEV qendrat e votimit nuk mund te kene me shume se 700 zgjedhes. Kur ne nje zone te QV ka me shume se 700 zgjedhes zbatohen te njejtat kritere per ndarjen e tyre sipas pikes 6 te nenit 62 te Kodit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›