Usain ndalon Tokën dhe shkon në Mars
Do të vijë një ditë që Usain Bolt do të bëjë gjëra normale ashtu si gjithë njerëzit e tjerë. Do të pijë kafe dhe do të bëjë ndoshta edhe shëtitje më shapka. Por tani për tani Bolt ka tronditur botën duke me gjërat që bën. Njeriu më i shpejtë në planetin tonë, sërish theu rekordin e mbajtur prej tij në 100 metra në Kampionatin Botëror duke e reduktuar kohën në 9 sekonda e 58.
Maurice Greene, ish kampion bote dhe rekordmen në 100 metra ka thënë: “Toka ndaloi për një sekondë dhe Bolt shkoi në Mars”.
Dhe në fakt rrjedha normale e jetës u duk sikur vazhdoi pas atyre 9.58 sekondave, pasi Usain u zbriti në tokë.
Bolt është njeriu më i shpejtë i epokës moderne, kur koha matet në mënyrë digitale. Më i madhi në historinë e garës së 100 metrave.
Michael Johnson duke komentuar për BBC tha se ne nuk kemi parë një njeri si ai më parë dhe me shumë mundësi nuk do të shohim një si ai në të ardhmen. Jam i lumtur që nuk jam një prej rivalëve të tij. Eshtë vërtetë e pabesueshme ajo çka ka bërë Bolt.
Pranë Olympia Stadion një rruge i është vënë emri Jesse Ouens, atletit amerikan me ngjyrë, i cili në Olimpiadën e 1936 fitoi 4 medalje ari në atletikë.
Ndoshta gjermanët duket të ndërtojnë një rrugë të re për ta quajtur Usain Strasse ose Bold Bulevard ku të mos ketë kufizim shpejtësie.