E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Në shkurt u rrit ndjeshëm importi i karburanteve

TIRANE- Në muajin Shkurt importi i nënprodukteve të naftës pësoi rritje të ndjeshme, krahasuar me një muaj më parë.

Sipas INSTAT-it, importi i mallrave me akcizë arriti në vlerën 6,730 milionë lekë, duke zënë 18.7% ndaj totalit të importit dhe krahasuar me muajin Janar, ato u rritën me 59.6%, ku peshën më të madhe, prej 71.3% e zunë pikërisht nënproduktet e naftës.

Një muaj më parë, në janar 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,216 milionë lekë, duke zënë 12% ndaj totalit të importit. Por krahasuar me janarin 2011, importi i mallrave me akcizë u ul 7 %, ku peshën më të madhe e zunë nënproduktet e naftës me 71.2%.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›