E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, shpërthen bombola, digjet banesa

KUKËS- Një zjarr i fuqishëm përfshiu një banesë në fshatin Mamëz të rrethit të Kukësit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

"Flakët e zjarrit përfshinë banesën e shtetasit Sulejman Demnushi, në orët e mbrëmjes së kaluar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e banorëve të fshatit dhe zjarrfikëses, bëri që flakët e zjarrit të mos përhapen në banesa të tjera", thanë burime zyrtare të policisë lokale.

Pronari i banesës, Sulejman Demnushi, tha "shkaku i zjarrit ka qenë një bombul gazi, e cila ndërsa ishte në punë duke zjerë gjellën për darkë është përmbysur, duke shkaktuar flakë të mëdha zjarri. Menjëherë, me ndihmën e bashkëfshatarëve, kemi bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".

Ndërkohë, duke qenë se banesa është djegur thuajse krejtësisht familjarët janë strehuar përkohësisht te të afërmit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›