“Procedim penal për përhapësit e panikut”
Pas telefonatave “anonime”, paralajmëron Ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Reagojnë edhe kryepolici dhe kryebashkiaku i Shkodrës.Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ka paralajmëruar dje, fillimin e ndjekjes penale, ndaj personave që përhapin panik nëpërmjet telefonatave.Ministri Basha, mori shkas në paralajmërimin e tij, nga disa telefonata që kishin mbërritur në numrat e telefonave fiks të disa banorëve të qytetit të Shkodrës, ku ju thuhej se digat e liqeneve të HC-ve të Fierzës dhe Komanit, kanë në rrezik, gati për t’u çarë.Në përgjigje të këtyre telefonatave, Ministri Basha, reagoi dje, duke paralajmëruar, ndjekje penale për përhapësit e panikut.Pas këtyre telefonatave, ka reaguar dje edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Vullnet Topalli.“Në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës kam informacion se ka pasur disa telefonata që përhapnin panik, për probleme digash hidrocentrali, etj., etj. Unë do t’ju informoj dhe dua të garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe banorët e zonave që janë në ujë që nuk ka asgjë të vërtetë. Situata është e menaxhueshme. Nuk ka vend për panik”, garantoi kryepolici i Shkodrës.Drejtori i Policisë së Qarkut ët Shkodrës, Vullnet Topalli, ka bërë midis të tjerave më pas edhe një panoramë të veprimeve dhe shpërndarjes së forcave të policisë, në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura.Lidhur me telefonata panik-përhapëse, ka reaguar dje edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, i cili ka bërë të ditur se, “absolutisht qyteti është i administrueshëm. Nuk ka asnjë problem për ta dramatizuar situatën. Kërkoj nga mediat që të përcjellin këtë mesazh në mënyrën më korrekte, duke hedhur poshtë të gjitha ato telefonata anonime nganjëherë dhe dashakeqe që po tentojnë të krijojnë paniku”. Midis të tjerave, kryebashkiaku Luka, ripërsërit apelin për banorët e zonave të përmbytura, që t’i përgjigjen ftesës së autoriteteve për tu evakuuar. L I G J INr. 7895, datë 27. 01. 1995 KODI PENAL I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISëKREU VIIIKRIME KUNDER AUTORITETIT TE SHTETITSEKSIONI IIIVEPRA PENALE KUNDëR RENDIT DHE SIGURISë PUBLIKENeni 267Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panikPërhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. ...