“Situata po menaxhohet nga ekspertët më të mirë, PS të solidarizohet për gjendjen e krijuar”
Ministri i Energjetikës Dritan Prifti dhe drejtori i KESH, Stojku reagojnë pas akuzave të opozitësMinistri i Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti hedh poshtë akuzat e opozitës për keq menaxhim të situatës dhe kërkoi solidaritet për të kapërcyer gjendjen e krijuar nga përmbytjet. Prifti deklaroi se situata po menaxhohet nga ekspertët më të mirë dhe se niveli i ujit në Fierzë ka qëndruar sipas të gjithë parametrave. Prifti shpërndau një shpjegim të rregullores për kuotat e liqenit dhe ku në tre muajt e fundit të vitit 2009, niveli i lejuar është 290 metra.Ndërkaq kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Muharrem Stojku gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës për import të energjisë elektrike pasi sipas tij i vetmi institucion përgjegjës për këtë detyrë është kompania çeke CEZ. “Fierza tani rritet me 1 deri në 2 centimetra në orë. është një situatë që po shikohet në mënyrë të kujdesshme. Nëse situata do të përkeqësohet në ditët e ardhshme unë mendoj që mund të rriten shkarkimet”, theksoi Stojku. Sipas tij, prurjet në Fierzë tani janë 150 metër/kub në sekondë, pra janë thuajse dyfishi me mesataren e ditës së djeshme. Drejtuesit e sistemit energjetik deklarojnë se sistemi është në gatishmëri të plotë dhe se hidrocentralet janë vënë në punë me të gjitha turbinat. Prodhimi vendas ka arritur në 26 milionë kilovat/orë në ditë ndërkohë që eksporti vazhdon në nivele të lartaNjëherazi, të dy drejtuesit e lartë siguruan se portat e hidrocentraleve janë të sigurta....