Thagma vrastare e Edvinit dhe e pinjollëve të Bllokut: “Rroftë përmbytja, se po çahen digat”
Situata e ditëve të fundit në Shkodër dhe Lezhë, është bërë një “ushqim” i domosdoshëm për tezat e destabilizimit shtetëror të revolucionarëve të kutinjtë socialistë, të udhëhequr nga ylberisti Edvin Kristaq Rama. Motoja e tij për të luajtur dhe vallëzuar me fatkeqësitë në vend nuk njeh kufij, e teksa këtë radhë është bërë përmbytja në Lezhë dhe Shkodër. Kori i hienave të përmbytjes nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përdorimi i fatkeqësive për kapital dhe sponsorizim politik, sipas interesave famëkeqe të Edvin Kristaq Ramës. Turpërisht grupi i pinjollëve bllokmenë, ka gjetur “ushqimin” e radhës, për të ushqyer falangat malavite të Edvinit dhe kaskës përbërë të Partisë Socialiste që vetëm lidhje ideologjiko-politike nuk kanë me këtë forcë, përveç atyre shpirtërore, listë kjo që fillon me Dash Pezën e vazhdon me Fidel Yllin, Bensnik Baren etj. Reshjet e shiut të ditëve të fundit, vërtet kanë krijuar një situatë jo fort normale në pjesën veriperëndimore të vendit, pas përmbytjes së mijëra hektarëve toke dhe evakuimit të disa dhjetëra e qindra banorëve, por forca më e madhe opozitare në vend ka bërë të sajën hedhjen e “valles së përmbytjes”, pasi me këtë rast, Edvin Rama i kthyer me energji të tmerrshme diellore dhe eksituese pas pushimeve një javore që kaloi në plazhet nudo dhe të njohura si vende që sipas stinës legalizojnë pedofilinë dhe homoseksualizmin, tenton të cenojë themelet e qeverisë, duke mësyr karrigen pushtetare. E gjithë kjo thagmë mësymjeje e Edvin Kristaq Ramës vjen pas riciklimit të gjuhës së egër dhe asaj të kritike për punën e qeverisë, e nisur kjo, duke hedhur “vallen e vdekjes” kohë pas kohe e duke luajtur me kodin më të shtrenjtë të shqiptarëve. Kësisoj, përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, treguan qartë se interesi i kësaj klase malavitoze në vend është interesi dhe vetëm interesi. Ndjekësit dhe pinjollët hispanikë të Edvin Ramës alarmuan qytetarët e Shkodrës dje me disa telefonata, duke i “lajmëruar” ata se po çahen digat e kaskadës së Drinit dhe se jeta e tyre tashmë ishte në “fije të perit”. Por, guximi dhe trimëria e qytetarëve shkodranë, të cilët në çdo kohë dhe çdo sistem qeverisjeje i kanë treguar vendin e duhur hafijeve komuniste dhe neokomuniste në vend, duke injoruar menjëherë udhëzimet dashakeqe të tyre. Edhe këtë radhë, alarmi fals i Edvinit, u injorua dhe qytetarët shkodranë i besuan qeverisë dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha. Situata po shkon drejt normalizimit dhe banorët e prekur nga përmbytjet në bazë të vendimit të qeverisë do të kompensohen në mënyrë të menjëhershme sapo të përfundojë vlerësimi përkatës. E megjithatë, kjo situatë të shërbejë edhe një herë se kush është Edvin Kristaq Rama e grupi i pinjollëve të bllokut që për hir të interesave të tyre mafioze hedhin “vallet e përmbytjeve”, duke nëpërkëmbur ndjenjat dhe dinjitetin e shqiptarëve....