E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektuesi i Fierzës: PS të heqë dorë nga të qenurit “eksperte” e digave, është KESH-i institucioni përgjegjës

Projektuesi i digës në liqenin e Fierzës, Farudin Hoxha, duke foluar dje për situatën dhe stabilitetin e digave në kaskadën e Drinit, deklaroi se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik dhe se deklaratat e disa eksponentëve për rrezikshmëri janë thjesht politike. Duke qenë një njohës i mirë i situatës në liqenin e Fierzës, Hoxha u apeloi drejtuesve politikë në vend që të mos përhapin panik te banorët, por të bashkëpunojnë për minimizim e dëmeve nga përmbytjet. Ai u shpreh se ka besim të plotë që veprat e prodhimit të energjisë do t’u rezistojnë këtyre prurjeve, të cilat në kushtet e një moti të lagësht dhe me reshje shiu pandërprerje, janë mëse të zakonshme që të mbushin digat dhe të detyrojnë ekspertët të respektojnë rregulloren, duke hapur portat e shkarkimit.  “Kam besim të plotë se veprat e ndërtuara, jo veçse do ti rezistojnë këtyre prurjeve kaq të mëdha që po vijnë drejt Drinit, por edhe mënyra e shkarkimit të tyre do të bëhet me mënyrën teknikisht më të mirë dhe më të zgjuar, ndërsa humbjet do të jenë më të pakta që mund të bëhen në kësi rastesh. Të gjithë banorët duhet ti binden urdhërit për tu evakuuar nga vendbanimet e tyre, pasi e tashmja dihet ndërsa e ardhmja, padyshim që nuk dihet”, u shpreh Hoxha.Projektuesi i Fierzës tha se prurjet në kaskadën e Drinit janë nga më të mëdhatë që ai ka njohur deri më sot ndërsa deklaron se Porta 3 e hidrocentralit nuk punon dhe në rast se do të duhet të bëhen shkarkime prej saj, atëherë ajo duhet të hapet forcërisht.“Portat e Fierzës janë të sigurta me përjashtim të asaj në tunelin numër 3. Në rast rreziku, në rast të pamundësisë së një rrugëzgjidhje edhe ajo, të hapet në mënyrë të sforcuar”, deklaroi më tej, projektuesi i HEC-t të Fierzës, Farudin Hoxha....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›