E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura doganore online

"U finalizua draftimi i kodit doganor. Shkëmbimi i informacionit midis operatorëve ekonomikë dhe autoritetit doganorë para lëvrimit të mallrave zgjerohet më tej me të gjitha veprimtaritë e import-eksporteve. Thjeshtëzohen rregullat doganore dhe lehtësim të procedurave të zhdoganimit përmes informatizimit tërësor të tyre",  tha ministri i Financave Ridvan Bode.

Në kuadër të këtij programi, tha Bode, u realizuar edhe projektligji i ri i akcizës, i cili përbën një element shumë të rëndësishëm në funksionimin transparent dhe konkurues të tregut.

"Një nga veçoritë kryesore të ligjit të ri të akcizës është mbikëqyrja përmes deklarimit të dokumenteve administrative në zinxhirin e plotë të transkasioneve, lëvizjen dhe pezullimin e detyrimeve të akcizës, informatizimi i plotë i të gjithë procedurave mes një platforme onlinë të aksesueshme nga gjithë operatorët e biznesit, duke mundësuar kështu rritjen e transparencës. Gjithshtu arrihet edhe respektimi i plotë i parimit të pagesës së akcizës në momentin e hedhjes për konsum, duke i vendosur të gjithë operatorët ekonomikë në kushte të barabarta dhe konkurruese", theksoi Bode.

Ai theksoi se gjithashtu bëhet dhe llogaritja e detyrimeve të akcizës si taksë specifike sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Europian, duke prezantuar për herë të parë në llogaritjen e akcizës për pijet alkoolike konceptin e llogaritjes së detyrimeve sipas përqindjes së alkoolit në produktin përfundimtar. Bode vlerësoi komponentin e rëndësishëm në projekt, ai i përgatitjes së administratës doganore shqiptare.Nisur nga specifika që ka Shqipëria nisur nga pozita gjeografike, shërbimi doganor ka 3 lloje: tokësor, detar dhe ajror,
Bode çmoi se "përcaktimi i saktë i manualeve të punës për secilën specifikë të operacioneve, që lidhen me këto vende pune, trajnimi i shërbimit doganor në kuadër të projektit ka përbërë një shtyllë të rëndësishme të ekspertizës së marrë nga doganat partnere, të cilat kanë asistuar doganat tona në këtë proces trajnimi".

Ministri i Financave Bode tha se në kuadër të këtij projekti u trajnuan 50 punonjës doganorë mbi menaxhimin e integruar të kufijve, u bë trajnimi i personelit doganor në 8 degë doganore, janë kryer trajnime me doganierët e antikontrabandës, detare e tokësore. /Start/

                                                                                             2012-01-31 15:50
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›