Kryeprokurori britanik takime me Berishën e Topin

Gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme. Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar.
Presidenti Bamir Topi, në pritjen e tij për Starmerin, shprehu mirënjohjen për asistencën e ekspertëve britanikë nga më të mirët në fushën e drejtësisë, që i ka dhënë Shqipërisë për forcimin e shtetit ligjor, pavarësisë së institucioneve dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Bashkëpunimi mes strukturave partnere të drejtësisë në dy vendet tona të konsolidohet më tej dhe në të ardhmen, në kuadër edhe të sfidave integruese me të cilat po përballet Shqipëria, ku një ndër kriteret kryesore për arritjen e kësaj aspirate madhore, janë edhe reformat e duhura në sistemin e drejtësisë”, tha Topi. Nga ana e tij, Starmer vuri në dukje gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të asistuar strukturat e drejtësisë shqiptare, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe të profesionalizmit të tyre si dhe për të ndarë përvojën pozitive në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, etj. /Start/
2012-01-31 15:17