E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura e ripërtëritjes së pasaportës

06/09/2009  Emigrantët në Itali

Emigrantët që ndodhen në shtetin italian dhe pasaportat e tyre janë në prag të skadencës, duhet të nxitojnë të bëjnë ripërtëritjen e tyre brenda afateve të caktuara. Specialistët e legjislacionit të këtij vendi pohojnë se në rastin kur i huaji mban një pasaportë të skaduar, në disa raste duhet të kërkojë ripërtëritjen apo pajisjen me pasaportë pranë ambasadës apo konsullatave të vendit të tij në Itali, sipas legjislacionit të vendit. “Pra, duhet të siguroheni se ripërtëritja apo pajisja me pasaportë të re bën pjesë mes shërbimeve të ofruara nga autoritetet e vendeve të tjera, të pranishme në Itali. Në rast të kundërt do të jetë e domosdoshme të bëhet një prokurë në të mirë të një personi që ndodhet në vendin e origjinës, që mund të procedojë me ripërtëritjen apo pajisjen me pasaportë të re.” Nëse edhe kjo nuk mundësohet nga legjislacioni i vendeve të origjinës, atëherë mbetet vetëm zgjidhja për të shkuar personalisht në vendet e origjinës, pasi autoritetet e vendeve të origjinës të pranishme në Itali të kenë lëshuar një certifikatë udhëtimi të përkohshme, që si e tillë zëvendëson po përkohësisht pasaportën për motive të përkohshme udhëtimi.

Ndërsa shtetasit që synojnë të shkojnë në Itali për të ndjekur një kurs studimor apo për të ndjekur studime universitare, duhet të provojnë se kanë burime të mjaftueshme për mbajtjen e tyre gjatë qëndrimit të parashikuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›