E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia leje për pallate e pistë në det Lefter Kokës

06/09/2009  Pas shumë vitesh tentativa

DURRES- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe deputeti i LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë Lefter Koka ka mundur të bindë anëtarët e Këshillit të Rregullimit të Territorit në këtë bashki për t’i hapur dritën jeshile në miratimin e dy projekteve. KRRT ka hapur thesin e miratimeve një ditë më parë pasi nuk ka lënë asnjë dosje pa miratuar. Plot 21 leje sheshi ndërtimi dhe 13 leje ndërtimi kanë marrë kartonin jeshil të shumicës së anëtarëve duke u hapur rrugë për investime në sektorin e ndërtimit. Janë kryesisht objekte që kanë të bëjnë me ndërtimet shumëkatëshe të pallateve si dhe shtesa në kate apo zgjerime. Në mesin e dosjeve të vëna në tryezë para KRRT kanë qenë edhe dy projekte të subjektit “Ëind Co” dhe të deputetit Lefter Koka. Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit ka marrë tashmë të drejtën për të ndërtuar në rrugën “Dalip Peza” në lagjen numër 17 një pallat të lartë. Në projekt cilësohet se pallati i familjes së deputetit do të jetë 12 kate mbi tokë dhe një nën tokë. Gjithnjë sipas informacioneve zyrtare nga departamenti i urbanistikës së bashkisë së Durrësit pallati i Kokës do të ketë sipërfaqe sheshi ndërtimi 2603 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 1686 m2. Subjekti “Ëind Co”, që ka si pronarë deputetin Lefter Koka, ka paraqitur edhe një kërkesë të dytë. Këtë herë deputeti i LSI-së ka këmbëngulur të vijojë projektin e lënë në mes shumë vite më parë, që nga koha kur Koka ka qenë kryetar bashkie. Lejen për ndërtimin e pistës në det në fund të shëtitores “Taulantia” Lefter Koka ia ka dhënë subjektit të tij në dhjetor të vitit 2005, ndërkohë që lejen e sheshit të ndërtimit e kishte marrë në qershor 2003. Por mandati qeverisës i fituar nga PD në vitin 2005 ia ndërpreu vijimin e punimeve duke ia lënë të pambyllur projektin e pistës. Për dy vjet është folur se pista është shitur, ndërkohë që një ditë më parë mësohet se KRRT-ja e Bashkisë së Durrësit ka miratuar kërkesën e Kokës dhe firmës së tij “Ëind Co”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›