Pronësia, rikthehet çështja e Muzeut të Shkencave
06/09/2009 Kule: Ka prova të reja që tregojnë shpronësimin e këtij objekti rreth 69 vjet më parë
Çështja e kalimit të pronësisë mbi Muzeun e Shkencave të Natyrës do të rikthehet sërish, pavarësisht formës dhe vendimit të dhënë nga gjykata për dhënien te pronarët. Kreu i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka pohuar dje se do të tentohet sërish në rrugë ligjore për marrjen e një tjetër vendimi në lënien e këtij muzeu pranë UT-së, i cili për nga rëndësia do t’u vijë në ndihmë shumë kategorive, duke qenë se përdoret për arsye mësimore dhe shkencore, në dobi të mijëra nxënësve gjimnazistëve, studentëve dhe mjaft vizitorëve. Sipas rektorit Kule, ka prova të reja, që tregojnë shpronësimin e këtij objekti rreth 69 vjet më parë nga kryeministri i asaj kohe Shefqet Vërlaci. Por këto dokumente nuk janë paraqitur si fakte në gjykatë kur janë marrë vendimet. Kalimi i muzeut te pronarët gjithashtu ka indinjuar edhe stafet akademike të universiteteve në rrethe, të cilët kanë pohuar se zhvendosja e llojeve dhe specieve që ndodhen aty është e pamundur, pasi mund të shkatërrohen. Lajmi i rishikimit të pronësisë është konfirmuar gjatë ceremonisë së zhvilluar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Universitetin Politeknik, e cila synon integrimin e akademikëve jo vetëm në mësimdhënie, por edhe në projektet kërkimore.
Ndryshimi
"Unë si bëj dot komente vendimit të Gjykatës së Lartë, por ka zhvillime të reja në dokumentacionin që në po verifikojmë me institucionet ku është ky dokumentacion. Kemi gjetur dokumente të tilla që atë vendim do të kërkojmë ta rishikojnë. Është një pasuri e arsimit, edukimit, që duhet ruajtur, po gjithmonë brenda legjislacionit. Nuk shoh ndonjë hapësirë që ato objekte që janë në muze të lëvizin. Është një pasuri e madhe, që unë s’marr dot përgjegjësi të jap urdhër të lëvizin ato objekte, sepse ato shkatërrohen", - ka pohuar rektori Kule.
Peticioni
Gjithashtu një ditë më parë edhe stafet akademike dhe specialistët e universiteteve në rrethe janë shprehur të shqetësuar për këtë situatë, e cila është manifestuar me dorëzimin e një peticioni jo vetëm pranë Presidentit të Republikës, por edhe në Ministrinë e Arsimit për rishikimin e këtij vendimi. Konfliktet në lidhje me pronësinë e muzeut kanë lindur tetë vjet më parë. Por pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi që godina e tij t’u kthehet ish-pronarëve.
Prononcimi
"Unë si bëj dot komente vendimit të Gjykatës së Lartë, por ka zhvillime të reja në dokumentacionin që në po verifikojmë me institucionet ku është ky dokumentacion. Kemi gjetur dokumente të tilla që atë vendim do të kërkojmë ta rishikojnë. Është një pasuri e arsimit, edukimit, që duhet ruajtur, po gjithmonë brenda legjislacionit, ndërsa lëvizja e specieve do të sillte vetëm shkatërrimin e tyre”, - ka pohuar Kule. I krijuar më 1947, Muzeu është sot më shumë se 60-vjeçar. Në fondin e tij llogariten 10 mijë specie, 100 mijë ekzemplarë dhe të paktën 30 mijë objekte të florës dhe faunës, pjesa më e madhe e të cilave e ekspozuar në 9 salla të mëdha dhe një pjesë qëndron e mbyllur hermetikisht në 4 auditorë për kërkime shkencore