A/H1N1,Godo: Kemi siguruar vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, ka deklaruar se Shqipëria e ka siguruar vaksinën kundër gripit të derrit, A/H1N1 për të gjitha rastet e emergjencave. Ministrja vuri në dukje se aktualisht rastet me virusin e gripit të derrit në vend nuk kanë qënë alarmante, por situata do të bëhet agresive në vjeshtë. Sipas Godos, Ministria i ka marrë të gjitha masat për të përballuar rastet e rënda, por që gjithsesi, në rast pandemie, do të jenë spitalet në të gjithë vendin atyre që do t'u duhet të përballojnë emergjencat e këtij lloji gripi.