Dita e parë e shkollës së Ylldonit

Ylldoni i vogël fillon klasën e dytë. Dëgjonte me vëmendje fjalimin e drejtorit të tij dhe kësaj here pa patur frikë dhe emocione nisi që të ngjitë shkallët e shkollës "Memorial International School of Tirana". Në këtë vit ai shkon në klasë të dytë ku do të mësojë mjaft gjëra të reja dhe natyrisht që gjuha bazë është ajo angleze. Diçka të tillë e tha edhe drejtori i tij Birol Inaltekin, ai tregoi se disipilina është një ndër prioritet e kësaj shkolle, ku nxënësit duke u mësuar me rregulla do të dinë të ndërtojnë vetë jetën e tyre ku baza do të jetë karakteri dhe parimet.
Por edhe mësuesja kujdestare e Ylldonit, Juliet Roberts tregoi se tashmë fëmijët janë më të rritur dhe në këtë stad edukimi ata do të hasin mësime më të vështira, por që është një sfidë edhe për vetë mësuesen e tyre u shpreh ajo.
Kur i sheh të vrapojnë me dëshirë për të mësuar të kap një ndjesi e çuditshme, e bukur dhe me emocione. Ylldoni ndoshta ende nuk e kupton se po hedh bazat për të ardhmen e tij, e cila do të jetë patjetër e shkëlqyer.