Procedurat për dhënien e testit të gjuhës angleze

Testimi për mbrojtjen e gjuhës angleze do të përmbajë rreth 140 pyetje. Fillimisht studentët duhet të plotësojnë formularin e caktuar dhe më pas të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar.
Teza e provimit do të ketë pyetje që kombinohen për tre rubrika të ndryshme, pasi testi i “Toefl-Itp”, përbëhet nga testet e administruara të formatit të shkruar. Ato përdoren për të identifikuar nivelet aktuale të zotësisë gjuhës angleze të studentëve, për të vlerësuar progresin në fund të një kursi studimi, për pranimet në një program studimi, apo përzgjedhjen për programet e bursave, ose për të plotësuar një detyrim diplomimi.
Testet e “Toefl-Itp” përdoren për qëllime akademike të ndryshme nga ato të testit të Toefl-it. Konkretisht bëhet fjalë për të kuptuarit përmes dëgjimit, që mat aftësinë për të kuptuar anglishten, përfshirë këtu edhe bisedat e shkurtra dhe të gjata si dhe bisedat e shkurtra ose leksionet. Më pas testimi do të bëhet edhe për strukturën dhe shprehitë e të shkruarit, nëpërmjet së cilës maten aftësinë për të njohur standardin e anglishtes së shkruar. Rubrika e fundit do të jetë ajo e të lexuarit, që mat aftësinë për të lexuar dhe kuptuar fragmente të shkurtra në nivelin e universitetit.
Testimi do të zgjasë dy orë, sipas seancave të parashikuara, ndërkohë që vlerësimet do të bëhen publike pas dy javësh nga koha e dhënies së testimit. Sipas përcaktimeve, për rastet kur kandidati nuk arrin të marrë sasinë minimale të pikëve të kërkuara, duhet të regjistrohet nga e para për të dhënë provimin përkatës.
Çmimi është i ndryshëm për vende të ndryshme. Për vendin tonë është përcaktuar që çmimi për mbrojtjen e gjuhës do të jetë 66 euro. Në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, “Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”, janë detajuar edhe përshkrimet e përgjithshëm të niveleve gjuhësore për anglishten./Start/
2011-09-10 15:38