E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, makina bie në lumin Shkumbin, 2 të vdekur

ELBASAN- Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan, i mori jetën 2 qytetarëve nga Durrësi. Aksidenti ndodhi pas mesditës së sotme në vendin e quajtur Paulesh. Sipas policisë makina, me targa italiane AC254TC në të cilën udhëtonin Gëzim Sejko e Fiqiri Kupe ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin. Dy viktimat, ishin përkatësisht të moshës 57 dhe 47 vjeç. Nga të dhënat e para hetimore mësohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Fushë Krujë, nget makinën me shpejtësi, dy persona rëndë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›