Sot lamtumira e fundit per Skerdilajdin
Gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi i vrarë paraditen e të premtes në një atentat mafioz në qendër të qytetit të Vlorës, nga një shpërthim tritoli në makinën e tij, do t'i jepet sot lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë e kolegët.
Homazhet do të bëhen në sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të pazakonte për një ngjarje të tille, si rasti iparë i vrasjes së një gjyqtari.
Babai i dy fëmijëve të mitur, njëri katër dhe tjetri një vjeç, u ekzekutua me tritol kohën kur po shkonte në punë me automjetin e gruas, pasi makinës së tij i kishin çarë gomat.
Shpërthimi i makinës së gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës me 400 gram tritol të vendosur poshtë sediljes nga autorët, tronditi banorët e këtij qyteti që perveç kësaj u përballen edhe me një skenë tmerri, ndërsa trupi digjej asnjë mjet i urgjencës së shpejtë nuk shfaqej në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor thonë se atentatorët kanë lënë gjurmë në makinën e shpërthyer, ndërsa sipas të njëjtave burimeve gjatë orëve të natës janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje. Pista paraprake e hetimit ishte vrasje për shkak të detyrës, por grupi hetimore ka nisur të hetojnë mundësinë e konflikteve për një pronësi të fituar nga gjyqtari Skerdilajd Konomi mbi një pronë pranë Gjirit të Lalëzit, në Hamallaj edhe pse familjaret e tij kanë mohuar konflikte për këtë shkak.
Policia e Vlorës ofron 100.000 euro shpërblim për personin që jep informacion të saktë mbi autorët e atentatit, që i mori jetën gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi.
Policia ka vënë në dispozicion të publikut dhe numrat e telefonit: 0694102355 dhe 0694105397.