E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Lushnje premton parajsën

27-09-2012 / Gazeta 55

Fokus/ PS-ja shpërndan videokasetën e takimit

Para tre ditësh kreun i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në qytetin e Lushnjës për një takim me grave e vajzë të të forumit  të Gruas Socialiste dhe ketë gjë e deklaroi nëpërmjet rrjetit social “twitter”.
Por vetëm ditën e djeshme zyra e shtypit të Ramës e trafikoi kasetën e xhiruar televizioneve të ndryshme të kryeqytetit me synim përhapjen e propagandës së bardhë a thua se kishim të bënim me një fjalim të bujshëm. Videokaseta e montuar në zyrën e shtypit të PS dhe të shoqëruara prej zërin aspak kumbues të zëdhënëses Imeraj ngjanin me dokumentaret e Kinostudios “Shqipëria e Re”, nga ku propagandohej roli i komunizmit në çrrënjosjen e pabarazisë dhe zakoneve prapanike. Kronika e prodhuar “made in PS” zgjati 5 minuta e 46 sekonda, ku pamjet jepnin gratë të lumtura socialiste që zbardhin dhëmbët përgjatë aksionit të duartrokitjes.     
Në qytetin e Lushnjës, nën sloganin Shqipëria është grua, shefi i opozitës i veshur me një kostum gri pa kollaro duket sikur bën një “mea culpa”, një farë pendese sesi i ka trajtuar partneret dhe “seksin e tjetër” në të kaluarën.
Gjatë takimi në Lushnje Rama shoqërohej prej deputeteve Olta Xhaçka, Arta Dade e Eglantina Gjermani, të cilat sytë dhe veshën i kishin të sintonizuar për xhevahiret e shefit. Ndërsa ai ka thënë se “nuk ka kohë për të pritur, por duhet të bashkohen për të më shumë të drejta”. Për të drejtat e grave në politikë apo jashtë saj, lideri i opozitës ka qenë gjithmonë mosbesues.
Kuptohet vetiu këto takim të Ramës janë të kuadër të strategjisë për t’u dukur “i besueshëm” apo qoftë “normal”. Fakti që ka hequr dorë prej ekseseve të shumta verbale duke normalizuar sjelljen e veshjen, statusin civil dhe komunikimin jo verbal të jep idenë se ka ardhur në terezi.
Me gjithë martesën e katërt, veshje me kostum e kollare, heqja e mbiemrave fyes nga inventari i sharjeve me libër shtëpie, në fakt kreu i opozitës nuk është se ka ndryshuar, ai është kamufluar njëlloj si skilja me lëkurë deleje për të hyrë në vathë, në turmën e deleve.
Sido që të jetë përmbyllja e këtyre tureve nëpër qytete për të theksuar se “Shqipëria është grua” dhe se Edi Rama duhet të jetë burri kryeministër, një gjë është e sigurt: Rama e përçmon rolin e gruas në Shqipëri.
Hapësirat e pakta që ato kanë në vendimmarrjen e opozitës dhe nënshtrimi i plotë ndaj urdhrave të kryetarin për të dalë në konferenca për shtyp,e dhe pse po të kishin mundësi do të refuzonim, është një tregues për depersonalizimin e gruas në PS. Premtimi i parajsës me një gjuhë djallëzore veçse përshpejton ferrin e ardhshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›