E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat për selektimin e dosjeve të ish-pronarëve për kompensim



Anilejda Shëmbitraku

Në kompensimin e pronarëve për vitin 2011 pritet të renditen dy kategori. Në kriteret e propozuara, sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), mësohet se është vendosur kualifikimi i përfituesve që nuk kanë përfituar më parë kompensim financiar apo dhe fizik. Kjo është një procedurë e ndjekur në të 6-të vitet e shkuara. Ndërsa në rast se sërish do të duhet renditja e kritereve të tjera, në fuqi do të qëndrojë dhe kushti që ata ish-pronarë që do të përfitojnë kompensim në të holla të mos ketë përfituar prej kompensimit të 200 m2 të dhënë deri tani. Në këtë mënyrë do t’u jepet përparësi personave që nuk janë “dëmshpërblyer” për pronën që nuk u është kthyer ende.

Kriteret
Kriter do të mbetet dhe afati i kërkesës së bërë për njohjen e pronës. Gjithsesi, përfituesit do të kualifikohen për gjithë sipërfaqen që kanë kërkuar për kompensim, dhe jo vetëm për 200 m2 tokë. Kjo do të bëjë të mundur dhe një miratim të plotë të listës dhe nisjen e një procesi të pandalshëm për kompensimin financiar. Për të kërkuar kompensimin financiar do të duhet vendimi për njohjen e pronave, si dhe hartat përkatëse. Ekspertët tashmë kanë nisur hartimin e procedurës së ndarjes së fondit financiar. Burimet kanë bërë të ditur se pas konsultimeve me Ministrinë e Drejtësisë do të nisin dhe pranimet e dosjeve. Ndërsa është AKKP-ja, e cila administron procesin. Gjithsesi, afatet për ndarjen e fondit do të vendosen pas miratimit të projektit në qeveri.

Pagesa
Kompensimi financiar i pronarëve do të bëhet për të gjithë sipërfaqen e tokës së shpronësuar, por pagesa e të gjithë shumës së parave do të bëhet me këste. Qeveria ka zgjedhur të përdorë edhe për ish-pronarët të njëjtën skemë që do zbatohet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, duke e bërë kompensimin e parave me këste. Ligji i ri i propozuar nga qeveria për realizimin e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara do të ndryshojë rrënjësisht skemën aktuale që po përdoret për këtë proces. Do të jetë Këshilli i Ministrave që do të nxjerrë një VKM për realizimin e këtij procesi, pasi e gjithë procedura që do të aplikohet është krejtësisht e re. Veçori të fondit përbën fakti që të ardhurat e tij do të mund të trashëgohen nga një vit në tjetrin.

Procedurat
1- Procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së njoftimit publik dhe vazhdon për pa limit kohor.
2- Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë i tij, brenda afatit të përcaktuar në njoftimin publik, paraqet pranë zyrës së AKKP-së, dokumentacionin e mëposhtëm.
3- Grupi i punës, sipas pikës 4, të këtij vendimi, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga përfundimi i afatit për paraqitjen e kërkesës për kompensimin e pronës, kryen veprimet e mëposhtme:
4- Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, në përfundim të procesit të verifikimit nga grupi i punës.
5- Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, AKKP-ja realizon ndarjen e fondit aktual të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale me masën përkatëse të parashikuar në listat bashkëlidhur vendimeve, të miratuara deri më tani.
6- AKKP-ja realizon ndarjen e fondit të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale me masën përkatëse të parashikuar në listat bashkëlidhur vendimeve të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë shpërblimin e pronarëve për pasuri, të cilat preken nga ndërtimet informale, deri në të njëjtën masë të përfituar nga subjektet e kompensuara më parë”.
7- Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, sipas shkronjës “c”, të pikës 6, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.

12 Janar 2011

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›