E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj Shkelzen Abdullah Berisha nje shuplake tjeter ndaj Edi Rames

04-11-2010 / Gazeta 55

Buken tone te perditshme Rama kryetari i bllokmeneve te rinj e ka kthyer ne mashtrime shpifje dhe trillime te perditshme. Por genjeshtra tani ne Shqiperi i ka kembet e gjata. Keshtu u shpreh dje gjate nje deklarate per mediat deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj sipas te cilit fitimi i tenderit nga Shkelzen Abdullah Berisha dhe shpifja qe ky qenka djali i kryeministrit eshte shuplaka qe Edi Rama ka marre ne fytyre bashke me turpin e tij prej shpifesi. Edvin Kristaq Rama kryestrumbullari i korrupsionit ne Ballkan ka vetem nje program shpifje genjeshtra trillime si mjeti i vetem per te mbuluar 20 per qindeshin e lejeve te ndertimit. Lepuri qe ke ne bark ne zyre ne bashki pallate e konto bankare nuk fshihet me fushata shpifjeve e sajimesh te padenja per nje politikan citoi Alibeaj.
Duke e akuzuar Ramen me tej se Lepri dhe 20 jane ne kontraten e bere publike me emer mbiemer dhe kete nuk e luan topi. Plani i kullave 35 kateshe eshte me firmen e vet Edi Rames. Keto nuk i mbulon dot as me poshterimet qe i ben mediave qe perdor dhe as me deputetet qe dhunon as me shpifjet qe sajon apeloi ne fund deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›