E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proces i ri gjyqësor ndaj Timoshenkos

Një gjykatë në Ukrainë ka nisur një seancë dëgjimore në një proces të ri kundër ish kryeministres Julia Timoshenko, e cila tashmë po vuan dënimin prej 7 vjetësh.

Timoshenko, që mohon se ka kryer keqpërdorime, ka refuzuar të marrë pjesë në seancë, duke aluduar në gjendjen e rëndë shëndetësore.

Timoshenko akuzohet per evazion fiskal dhe për vjedhje në tentativë derisa ishte në krye të një kompanie të madhe tregtare të gazit në vitet e ’90-ta.

Mijëra mbështetës si dhe kundërshtarë të Timoshenkos janë mbledhur jashtë gjykatës në qytetin e Karkivit.

Timoshenko është dënuar në muajin tetor për abuzim të detyrës zyrtare.

Ajo ka thënë se është viktimë e represionit të motivuar politik të qeverisë së presidentit ukrainas Viktor Janukoviq.

Rasti ka zbehur raportet e Ukrainës me BE-në dhe SHBA-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›