Rritet numri i viktimave në Irak

Vijon të rritet numri i viktimave të një serie sulmesh në gjashtë provincat të Irakut, ndërsa informacionet fillestare flasin për 20 deri në 35 të vrarë dhe deri 100 të plagosur.
Sulmi më i madh ka ndodhur në qytetin verior të Kirkukit, ku dy bomba që kishin në shënjestër policinë lanë të vrarë katër persona dhe plagosën 24 të tjerë.
Ministria e Brendshme tha se 17 persona janë vrarë në pesë shpërthime të ndara me bomba përreth Bagdadit, përfshirë një që kishte në shënjestër autokolonën e ministrit të Shëndetësisë, Maxhid Hamed Amin.
Sulme të tjera janë raportuar në Bakuba, Samara, Tarmuxhah, Taxhi, Ramadi dhe Malha. Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Irak, që nga shpërthimet që patën lënë të vrarë 55 njerëz dhe patën plagosur 255, përgjegjësinë për të cilat e pat marrë grupi i lidhur me Al Kaidën, “Shteti Islamik i Irakut.”