E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Kolumbi, shkarkohen tre agjentë

Tre nga 11 agjentët e Shërbimit të Fshehtë të SHBA-së që janë përfshirë në skandalin e prostitucionit gjatë vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Kolumbi do të largohen nga forca e sigurisë.

Ndihmës drejtori i Shërbimit të Fshhetë, Poul Morrisej tha se një nga personat po pensionohet, tjetri do të japë dorëheqjen dhe i treti do të shkarkohet.

Asnjë nga agjentët nuk është identifikuar dhe tetë të tjerët mbesin të liruar nga detyra deri në hetimet e mëtejshme.

Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të Fshehtë të Obamës thuhet se janë shoqëruar me rreth 20 prostituta në një hotel në Kartagjenë të Kolumbisë, ndërsa presidenti Obama po merrte pjesë në samitin e Amerikave.

Të paktën 10 pjesëtarë të Ushtrisë së SHBA-së po hetohen në lidhje me incidentin.

Obama ka urdhëruar një hetim të plotë për skandalin dhe zyrtarët amerikanë në Kartagjenë po përpiqen të marrin në pyetje femrat në lidhje me incidentin.

“Nëse del se disa nga pretendimet që janë bërë në shtyp, konfirmohen, atëherë natyrisht se do të zemërohem”, ka thënë Obama.

Mediat amerikane kanë cituar dëshmitarët të kenë thënë se agjentët ishin dehur dhe ata iu kanë folur femrave në lidhje me punën e tyre në mbrojtjen e presidentit.

Reagimet në SHBA kanë qenë të shpejta, me opinionin e liderëve që kanë thënë se në rastin më të mirë, incidenti turpëron shumë vendin, ndërsa në atë më të keqin, ekziston rrezik potencial që ndonjë nga gratë të ketë qenë e përfshirë nga ana e armiqve të SHBA-së.

Shërbimi i Fshehtë ka këmbëngulur se siguria e Obamës nuk është rrezikuar nga incidenti, i cili ndodhi para vizitës së 13 prillit të presidentit në Kolumbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›