Ukrainë, proces i ri gjyqësor ndaj Timoshenkos

Një gjykatë në Ukrainë ka nisur një seancë dëgjimore në një proces të ri kundër ish kryeministres Julia Timoshenko, e cila tashmë po vuan dënimin prej 7 vjetësh.
Timoshenko, që mohon se ka kryer keqpërdorime, ka refuzuar të marrë pjesë në seancë, duke aluduar në gjendjen e rëndë shëndetësore.
Timoshenko akuzohet per evazion fiskal dhe për vjedhje në tentativë ndërsa ishte në krye të një kompanie të madhe tregtare të gazit në vitet e 90-të.
Mijëra mbështeteës si dhe kundërshtarë të Timoshenkos janë mbledhur jashtë gjykatës në qytetin e Karkivit.
Timoshenko është dënuar në muajin tetor për abuzim të detyrës zyrtare.
Ajo ka thënë se është viktimë e represionit të motivuar politik të qeverisë së presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.
Rasti ka zbehur raportet e Ukrainës me BE-në dhe SHBA-në.