E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spanja nderton per KLD-ne nje zyre moderne te marredhenieve me shtypin



TIRANE - Ndertimi i zyres se shtypit te Keshillit te Larte te Drejtesise ne kuader te zbatimit te projektit Mbeshtetje per forcimin e KLD i financuar nga Agjencia Spanjolle per Bashkepunim Nderkombetar AECID eshte dokumentimi i njerit prej kontributeve te vlefshme te dhene per disa vite me radhe nga specialistet spanjolle ndaj sistemit te drejtesise shqiptare. Nje fakt te tille e ka bere me dije sot gjate ceremonise se inaugurimit te kesaj salle zv.kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Sipas tij Keshilli i Larte i Drejtesise ne cilesine e tij si institucioni protagonist ne mirefunksionimin e sistemit gjyqesor dhe pertej angazhimeve dhe objektivave ne permbushje te detyrave te tij ligjore ka gjithmone vend per te mirepritur partneritetet dhe per te perfituar nga eksperiencat e vendeve me tradite te forte juridike. Ne cdo institucion nga me i vogli e deri te me i madhi marredheniet me publikun kane nje rendesi te vecante sepse eshte pikerisht publiku i gjere qe ne fund jep vleresimin e tij per punen e cdo institucioni privat ose publik - u shpreh ai. Duke shtuar se pikerisht ne kete institucion qe merret me gjithcka ndodh ne sistemin gjyqesor ne kete moment zyra e shtypit luan nje rol kyc. Sipas Spahiut qytetaret meritojne te informohen dhe nga ana tjeter gjyqesori duhet te hap dyert per publikun.

7 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›