Procesi Medicus 7 te akuzuarit vetedeklarohen te pafajshem

Shtatë personat e akuzuar për trafikim organesh në procesin “Medicus” janë vetëdeklaruar të pafajshëm në nisje të procesit kundër tyre në gjykatën e qarkut në Prishtinë. Akuzat kundër tyre kanë të bëjnë me veprimtarinë në një klinikë në Prishtinë, gjatë vitit 2008, ku thuhet se kryhej heqja e organeve. Personat në fjalë akuzohen se gjenin dhurues nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia me premtimin e 15 mijë eurove, ndërsa organet e marra shiteshin nga 80 deri në 100 mijë euro.
Çështja e klinikës "Medicus" nuk ka asnjë lidhje me akuzat e raportuesit të Këshillit të Europës, Dik Martit i cili ngarkonte ish lufëtarë të UÇK-së me trafikim organesh njerëzore. “Unë besoj se do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Gjithsesi, të gjitha provat janë në favor të klientit tim, Lutfi Dervishi dhe në fund do të provojmë pafajësinë e tij”, tha Bajram Cava, avokati mbrojtës i drejtorit të klinikës “Medicus”.
Prokurorët pretendojnë se të paktën 30 transplante të paligjshme kanë ndodhur në klinikë, në periferi të prishtinës. Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel thotë se është i kënaqur me ecurinë e deritanishme të procesit dhe se provat do të dalin shpejt para trupit gjykues.
EULEX ka lëshuar urdhër arresti për kirurgun turk, Jusuf Sonmez dhe për qytetarin izraelit, Moshe Harel të cilët nuk janë arrestuar ende. Ky i fundit akuzohet për gjetjen e klientëve të varfër që të dhuronin organet e tyre. Çështja “Medicus” nisi tre vjet të shkuara kur një qytetar turk u ndalua dhe u pyet në aeroportin e Prishtinës, pasi kishte hequr veshkën.
Juli Prifti